Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/ Flet trajneri Shkëmbi: I kënaqur me skuadrën, shpresoj të…

Teuta triumfoi me rezultatin 3-1 në përballjen e sotme ndaj Luftëtarit. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku i skuadrës durrsake, u shpreh i kënaqur me futbollistët e tij, deri në momentin që rezultati shkoi 3-0. Pas këtij momenti durrsakët lëshuan pak në lojën e tyre, teksa kjo gjë u evidentua edhe nga trajneri Shkëmbi.

Jeni i kënaqur me rezultatin apo me lojën?

I kënaqur me 3 pikët, i kënaqur me skuadrën deri në momentin që loja shkoi 3-0. Pastaj nuk më pëlqeu skuadra. Lëshuam shumë, gabuam pasime të thjeshta. Në disa momente kundërshtari na vuri në vështirësi. Për fat të mirë kemi kohë për të analizuar gabimet. Pati një vetëkënaqësi te skuadra. Nuk më pëlqyen lojtarët që kanë eksperiencë. Një shpërqendrim.

Më mirë që ndodhi tani në fillim, që ta dimë se nuk ka asgjë të sigurt në futboll. Nikaç më ka pëlqyer edhe pse nuk ka shënuar. Sot shënoi dhe kjo është e rëndësishme. Shpresoj të vazhdojë kështu”, u shpreh Shkëmbi.

Related posts

BOTËRORI 2022/ Anglia mposht me “POKER” Andorrën dhe vazhdon e qetë në krye të Grupit I

Delo.autor

REALIZOI GOLIN E FITORES NDAJ ATALANTËS/ Ronaldo: “Teatri i Ëndrrave” ka marrë flakë, jemi Manchester United

Delo.autor

Jo vetëm De Gea/ Ja gafat më të BUJSHME të portierëve në Botëror (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment