Futboll La Liga Sport

ZBULON PRAPASKENAT E LARGIMIT/ Ter Stegen: Doja ta braktisja Barcelonën në vitin…

Marc-Andre ter Stegen ka zbuluar se e mori në konsideratë largimin nga Barcelona në vitin 2016, por tani është plotësisht i vendosur të qëndrojë dhe po e shijon karrierën në “Camp Nou”. Gjermani u transferua te katalanasit nga Borussia Monchengladbach në verën e vitit 2014, pas largimit të Víctor Valdes dhe Jose Manuel Pinto.

Ai e kaloi sezonin e parë si zëvendësues i Claudio Bravo, duke luajtur vetëm në Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve. Bravo ishte zgjedhje e parë edhe për pjesën më të madhe të sezonit në vazhdim, me Ter Stegen që luajti vetëm shtatë ndeshje në La Liga, së bashku me paraqitjet e tij në Europë dhe Kupën e Mbretit.

Ndërkombëtari gjerman ka zbuluar se e mori në shqyrtim të ardhmen e tij në klub në fund të atij sezoni, sepse ndihej i frustruar nga fakti se po mbetej zëvendësues i Bravo. Ai i tha për “Goal” dhe DAZN: Në thelb, Claudio Bravo dhe unë e kuptonim mirë situatën dhe po konkuronim fort për fanellën nr.1. Ai është një portier i madh, që e fitoi vendin e titullarit në atë kohë. Duhet të ndryshoja, sepse kishim një portier në kampionat, që bënte paraqitje mjaft të mira.

Natyrisht, ju filloni të mendoni për të ardhmen, sepse të luash në futboll është gjëja më e rëndësishme. Nuk do të kishte qenë më mirë, nëse trajneri do të më thoshte: Ti luaj në La Liga tani, ndërsa Bravo në garat e tjera. Kjo nuk ishte ajo që unë dëshiroja. Në vitin 2016 u krijua e tillë situata, sa mendova për ta lënë Barçën. Klubi ishte i angazhuar gjatë gjithë kohës, Claudio dhe unë e trajtuam situatën haptazi dhe thamë se nuk na pëlqen ky dyzim. Ishte një moment, kur e mendova vërtet largimin“.

Në fund të fundit ishte Bravo, ai që do ta linte Barcelonën, duke u bashkuar me ish-trajnerin e vet, Pep Guardiola te Manchester City, në gusht 2016. Kjo ia krijoi mundësinë Ter Stegen për t’u bërë portieri i parë i Barcelonës. Ai luajti 46 ndeshje në të gjitha garat, sezonin e ardhshëm.

Me fanellën nr.1 tani është i sigurt dhe i lumtur, duke e shijuar karrierën me gjigandët katalanas dhe jetën në Spanjë: Është eksperiencë e mrekullueshme në Barcelonë, e dua qytetin. Gruaja ime është shumë e lumtur, këtu kemi gjithçka që na nevojitet. Sigurisht, e humbas familjen herë pas here, por ajo gjithmonë ka mundësi të më vizitojë.

Unë kam kontratë edhe për tri vite e gjysmë. Nuk mund të them tani se çfarë do të ndodhë në fund të saj, por po e shijoj situatën aktuale. Kënaqem duke qenë në fushë çdo ndeshje”.

Related posts

“Rusi 2018″/ Debutojnë Kolumbia e Polonia, Rusia për të vulosur kualifikimin

Sadik.Autor

GATTUZO I “SHKEL SYRIN” : HIGUAINI super, por nuk është sulmuesi ynë

Isa.Autor

Lufta për “Dorashkën e Artë” të Botërorit, njihuni me pretendentët kryesorë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment