Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENAT PARA NDESHJES ME NICEN/ Fabregas fajëson: Më përzuri nga Arsenali…

Një përqafim dhe një batutë janë të detyrueshme kur takohen mes ish-shokësh skuadre. Pikërisht kështu ka ndodhur me Patrick Vieira dhe Cesc Fabregas përpara ndeshjes së fundit mes Nice, trajneri i të cilës francezi dhe Monaco ku aderon spanjolli duke filluar nga janari i këtij viti. Ish-futbollisti i Juventus e Inter ka prezantuar spanjollin te presidenti i Nice, duke e akuzuar si fajtor se i ndërpreu karrierën te Arsenal.

“U takova me Patrick Vieira kur u luajt Nice-Monaco. Ishte zbavitëse, sepse u takuam në dhomat e zhveshjes përpara ndeshjes dhe ishte me presidentin e Nice. Nisi t’i thotë duke më parë mua: ‘President, ky është djaloshi që më përzuri nga Arsenal’”, rrëfeu Fabregas.

Vieira dhe Fabregas kanë ndarë të njëjtën dhomë zhgeshje te Arsenal për dy sezone, përpara se francezi të transferohej në vitin 2005 nga Londra në Torino, te Juventus. Kur Fabregas nisi të shprehë talentin dhe potencialin e tij, jo shumë larg nga mbërritja te Chelsea, Vieira nisi të ndjejë shumë konkurencë.

Related posts

ANGLI-SAN MARINO/ “Tre Luanët” kërkojnë fitoren në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Sa herë që ai shënon dikush i famshëm vdes! Aaron Ramsey sapo ka bërë të mundur “mallkimin” e radhës (FOTO)

Q.Autor

“ME SHQIPËRINË KAM ËNDËRR TË…”/ Mbrojtësi Kumbulla bën postimin prekës: Mezi po pres të fillojë sezoni i ri

Delo.autor

Leave a Comment