Futboll La Liga Sport

UELLSIANI NUK BËN PJESË NË PALNIN E ZIDANE/ Van der Vaart deklaron: Bale duhet të jetë një bir kur*e…

Të martën e kësaj jave “AS” publikoi lajmin se Gareth Bale nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ardhshëm. Ai që është blerja më e shtrenjtë në historinë e Real Madrid, 101 milionë euro ka hasur probleme dhe vështirës në përshtatjen me rregullat e Los Blancos.

Pikërisht në këtë situatë të komplikuar të uellsianit, “Evening Standard ka pyetur holandezin Van der Vaart, ish-futbollist i Real Madrid 2008-2010 që ka ndarë të njëjtën dhomë zhveshje me Bale te Tottenham në vitet 2010-2013.

“Është e çuditshme por në Holandë ne zakonsht themi se “Ti duhet të jesh një bir k…e”, por mund të jesh edhe një bastard i mirë. Bale kushtoi 100 milionë euro, ata paguan një mal me para dhe ai duhet të jetë patjetër i tillë”, deklaroi Van der Vaart.

Van der Vaart ishte shoku i skuadrës së Bale te Tottenham në tre sezonet e fundit të uellsianit në klubin londinez. “Në vitin e tij të fundit te Tottenham ai ekzekutonte çdo goditje dënimi, vendoste gjithçka, kështu duhet të veprojë edhe te Real Madrid. Unë jam i vetëdijshëm se është e vështirë për shkak se atje ka shumë futbollistë të mirë, por ai duhet të bëjë më shumë”, vijoi holandezi.

“Gareth është një futbollistë i jashtëzakonshëm, por ai është një person që duhet të ndjejë konfidencën, duhet të ndjejë se është i mirëpritur. Ndërkohë unë e di se Real Madrid është një klub i vështirë nëse nuk vepron, s’ka problem nëse je Ronaldo, Bale apo Van der Vaart, do të përjashtojnë qoftë edhe pas vetëm një viti. Duhet të përballesh me atë gjë dhe nuk e di nëse ai mund ta bëjë. E njoh si person dhe pres gjithmonë prej tij që të thotë: ‘Ok, do të kthehem te Tottenham’. Nuk mendoj se do të ndodhë, por do të ishte një histori e bukur”, përfundoi Van der Vaart.

Related posts

Real Madrid hyn në garë për një yll të Chelsea-t

Sadik.Autor

Njihuni me arritjen historike të klubit turk Akhisarspor (VIDEO)

Sadik.Autor

Guardiola pazar në Madrid/ Manchester City ofron 70 milionë euro për “yllin” e Realit

Sadik.Autor

Leave a Comment