Futboll Premier League Sport

ZBULON PRAPASKENËN E GUARDIOLËS/ Presidenti i Bayernit: Ai dëshiron në ekip një lojtar që kushton…

Nuk është sekret për askënd që Manchester City, si PSG dhe ndonjë klub tjetër, kanë mbështetjen e madhe financiare pas tyre. Sidoqoftë, rrallë bëhen të tilla “injeksione” parash. Uli Hoeness, president i Bayern Munich, zbuloi dje atë që, sipas tij, Pep Guardiola bën, kur dëshiron të nënshkruajë me lojtarë 100 milionë euro te “qytetarët”.

“Miku im, Pep, më tregoi se çfarë ndodh, kur ai dëshiron një lojtar, që kushton 100 milionë euro. Ai mbledh disa video të këtij lojtari dhe fluturon për ta parë edhe sheiku (presidenti). Atje konsumohet një vakt i pasur, gjatë të cilit shihen videot dhe sheiku bën gati paratë (e nevojshme për të përfunduar nënshkrimin). Ditën tjetër sheiku rrit gazin dhe tashmë Pep i ka marrë paratë”, – tha Hoeness në një konferencë të tregjeve financiare në Mynih.

Related posts

LAJM I KEQ PËR HOLANDËN/ Sulmuesi dëmtohet dhe mbyll Europianin

Delo.autor

“ËNDËRROJNË TË VESHI FANELLËN”/ 200.000 madrilenë zgjedhin unanimisht blerjen e parë të Zidane

F.autor

SHQIPËRI-SERBI/ Informacion për publikun në lidhje me procesin e shitjes së biletave

F.autor

Leave a Comment