Futboll Seria A Sport

ZHANG NIS “REVOLUCIONIN ZIKALTËR”/ Ja si do të ndryshojë Interi sezonin e ri

Një tjetër humbje në kampionat dhe një tjetër javë e mbushur me polemika te skuadra e Interit. Një situatë që nuk i pëlqen aspak presidentit zikaltër Steven Zhang, që aktualisht ndodhet në Kinë me bizneset e tij. Gjithsesi, numri 1 i Interit është gati të niset urgjent për në Milano, me një plan të qartë për klubin, në atë që mediat italiane e konsiderojnë si “revolucioni zikaltër”, i cili pritet të ndodhë këtë verë.

NDRYSHIMI – Zhang kërkon një ndryshim të menjëhershëm të kursit, që ekipi të rikthehet në zonën Champions. Pikërisht pozicioni që Interi do të ketë në fund të këtij sezoni do të diktojë edhe të ardhmen e tij. Merkato e verës do të kryhet me emra dhe objektiva të qartë, për të kompletuar një ekip që nuk është në atë nivel që konsiderohej verën e shkuar.

REVOLUCIONI – Duhen lojtarë me peshë dhe me kualitete në fushën e lojës. Godin është blerja e parë, por jo i vetmi. Në mesfushë do të vijë edhe një lojtar i fortë, ku objektivat janë Modric, Rakitic, Kroos, Barella dhe Ndombele. Do të largohet Mauro Icardi dhe zëvendësuesi i tij pritet të jetë Edin Dzeko, por nuk është kandidati i vetëm. Nëse Cedric do të largohet do të viojë një mbrojtës ekspert si Darmian.

TRAJNERI – Thuajse është i pashmangshëm largimi i Luciano Spallettit në fund të sezonit. Ai mund të qëndrojë vetëm në rast se Interi shpërthen në kampionat në fund të sezonit apo triumfon në Europa League. Conte është zëvendësuesi i përzgjedhur nga Marotta, ndërsa Allegri duket një “mision i pamundur”. Pa harruar edhe Mourinho, i preferuari i tifozëve.

Related posts

Iku nga Kukësi, “luftë” fjalësh dhe prapaskena që e larguan Pacultin nga Shqipëria

Isa.Autor

MBI SEZONIN E RI TË SERIE A/ Trajneri Crespo: Juventus favorite, por kujdes nga surpriza…

Delo.autor

Neven Subotic “braktis” Dortmundin, gati transferimi te Saint Etienne

Q.Autor

Leave a Comment