Futboll Sport

VLERËSIMI I LOJTARËVE/ Milani mposht Lazion, ja notat për dy shqiptarët

Falë penalltisë Milani arriti të fitojë 1-0 përballë Lazios së Strakoshës në ndeshjen e drejtpërdrejtë për fatet e kualifikimit sezonin e ardhshëm në Champions League.

Megjithëse Strakosha ishte në ditët e tij më të mira duke shpëtuar disa herë skuadrën e tij nga pësimi i golit, vetëm në minutën e 79’ Franck Kessie arriti që ta mposhtë portierin shqiptar nga pika e bardhë.

Ajo që vlen të theksojmë është episodi në minutën e 91’ të takimit ku Suso lëshoi një “predhë” në hyrje të zonës ndërsa përgjigja e Strakoshës ishte fenomenale duke ‘fluturuar’ në trekëndëshin e portës.

Pas ndeshjes “Whoscored” publikoi vlerësimin e lojtarëve ku Strakosha mori notën 6.9, ndërsa Riza Durmisi që shkaktoi penalltinë mori notën e ulët 5.6, shkruan SYRI.net.

Ja vlerësimet e lojtarëve pas ndeshjes:

ImageImage

Related posts

SHQIPËRIA U-18/ “KuqeZitë” e Olsi Ukut mbyllin në vend të katërt turneun e Kroacisë

Delo.autor

LARGIMI I SUAREZ NGA BARCELONA/ Koeman: Duket sikur jam unë djali i keq, para se të firmosja klubi kishte…

Delo.autor

NGA TRIUMFI I PSG-së, TEK KUALIFIKIMI I SHQIPËRISË NË “PLAY-OFF”/ Zbuloni ngjarjet më të KOMENTUARA të sportit gjatë 2025

F.autor

Leave a Comment