Futboll Sport

Zidane i përgjigjet Realit, ky është vendimi i francez sipas ish-presidentit

Zinedine Zidane e ka hedhur poshtë mundësinë për t’u kthyer në postin e trajnerit të Real Madridit, sipas ish-presidentit të klubit madrilen, Ramon Calderon.

Duke folur për “BBC Radio 5”, Calderon tha se Perezi i kishte telefonuar Zidanit mëngjesin e së mërkurës për t’i kërkuar të kthehej në klub.

“E di që këtë mëngjes presidenti Florentino Perez i telefonoi Zidanit për t’i kërkuar të kthehet, por ai i tha jo tani”, tha Calderon.

Kujtojmë që Santiago Solari është në prag të shkarkimit dhe Reali tashmë po kërkon një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

Real Madrid ka dalë nga gara për titullin kampion, gjithashtu është eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Mbretit.

Zinedine Zidane u largua nga Madridi verën e kaluar, vetëm pesë ditë pasi e fitoi trofeun e tretë më radhë në Champions League.

 

Related posts

ÇFARË NUMËR DO TË KETË IBRAHIMOVIÇ TE MILAN? Për mediat italiane është 1?!

Delo.autor

FOTO/ Sarah, ‘goli më i bukur’ i Chicharito-s

Isa.Autor

Faulli i Iulianos ndaj Ronaldos në Juve-Inter, flet më në fund gjyqtari

Sadik.Autor

Leave a Comment