Futboll Seria A Sport

“MË I MIRI NË BOTË ME FANELLËN “KUQEZI”/ Teo “fluturues”: Dua derbin dhe Champions, lyej flokët me stemën e Milan nëse…

Pesë ditë më parë festoi përvjetorin e 23-të dhe klubi për ta uruar e quajti “mbrojtësi fluturues”. Në fakt, ka raste, si ndaj Specias, që Teo Hernandez ngjason me një avion luftarak që ngrihet nga një aeroplanmbajtëse: disa çaste për t’u shkëputur dhe më pas drejt objektivit menjëherë.

teooo

Duket si i pandalshëm me kundërshtarët që mundohen të kapen pas fanellës. Francezi është sulmuesi shtesë për Stefano Piolin, sepse 8 gola në 42 prezenca janë shifra prej pyke. Në korsinë e tij ka vendosur një diktaturë nga e cila Rodrigez dhe Laksalt u arratisën. Derbi i 21 shtatorit të vitit të kaluar i sjell kujtime të athëta Teos, sepse ishte ndeshja e parë si kuqezi, por përkon me një humbje.

Teo, jemi ende në fillim të kampionatit, por këtë herë Milani e nis më lart sesa Interi.

Faktikisht, jemi të qetë dhe të vetëdijshëm se duhet ta përgatisim si të gjitha ndeshjet e tjera teksa në fushë duhet të luftojmë e të vrapojmë. E di se kanë kaluar disa vite nga fitorja e fundit, por me tifozët që na përkrahin e me cilësinë që ka ky grup, mendoj se kemi përbërësit e duhur për të marrë sukses këtë herë.

Mos harro se është gati edhe Ibra…

Ai për ne është thelbësor dhe që kur ka ardhur në ekip kanë ndryshuar shumë gjëra. Na ndihmon, na flet, na mbështet. Jemi të lumtur që u shërua.

Përballë do të keni Hakimin çka do ta bëjë duelin tuaj më të ndjekurin e derbit.

Kemi qenë bashkë te Reali dhe e di farë mirë se kush është e çfarë mund të bëjë. Është një futbollist i madh, por unë do të bëj gjithçka që ai të mos bëjë dot asgjë. Nuk do ta lejoj të kalojë sepse e di sa rëndësi ka ky aspekt.

Nga Reali ka ardhur edhe Diazi.

Është i jashtëzakonshëm dhe ke qejf ta shohësh në fushë. Ka vetëm 1 vit kontratë, por do të ishte bukur po të qëndronte edhe më gjatë.

Ai i kaluari a ishte viti më i bukur i karrierës?

Ishte, megjithatë edhe ky aktuali ka nisur mirë. Më është dukur si ëndërr. Në Itali futbolli është më taktik dhe më fizik, ndërsa në Spanjë luhet më tepër me topin. Nuk prisja të rritesha kaq shumë, por e kam ditur gjithmonë se çfarë lojtari jam e çfarë cilësish kam. Dua të bëhem mbrojtësi i krahut më i mirë në botë.

Mendoni se mund t’ia dilni te Milani?

Patjetër. Ka edhe kolegë më të fortë se unë, por pas sezonit të kaluar kam më tepër besim të vetja. I detyrohem shumë Maldinit, shokëve që më ndihmojnë dhe trajnerit që më jep këshilla për rritjen time.

Teo

A ju jep Maldini ndonjë këshillë për rolin?

Gjithmonë në respekt të rolit të Piolit. Edhe Maldini më ndihmon e më tregon aspektet ku mund të përmirësohem. Fjalët e tij kanë shumë vlerë, sepse ka qenë një kampion absolut. Edhe unë e di që duhet të përmirësohem në fazën mbrojtëse dhe në përqendrim. Për këto aspekte më qortojnë të gjithë.

Sa rëndësi ka pasur Pioli për ju?

Jashtëzakonisht shumë. Që kur erdhi në krye të skuadrës i kishte idetë e qarta e na tregoi se çfarë priste prej nesh. Trajneri erdhi në një moment delikat kur edhe tifozët ishin të mërzitur prej rezultateve të dobëta. Falë tij tashmë jemi rritur individualisht dhe si grup. Kur doli lajmi që mund të largohej, nuk arrija ta kuptoja sepse po punonte shumë mirë. Për fat qëndroi sepse është një trajner i jashtëzakonshëm.

Tashmë dukeni të gjithë më të bindur, madje edhe me fjalë.

Ndihemi më të fortë në fushë. Brenda një viti ka ndryshuar gjithçka e të luash te Milani është më bukur dhe argëtuese.

Sidomos nëse arrini edhe Champions-in….

Jemi një skuadër solide dhe kam bindjen se do të jetë një sezon i madh. Mendoj se do t’ia dalim mbanë. Jam këtu për të qëndruar dhe dua të luaj me Milanin sa më gjatë. Ndihem si në shtëpinë time, por që në fillim e dija se po bëja zgjedhjen e duhur. Milani ka qenë përparësi për mua që në fillim. Nuk kam pasur dyshime në asnjë çast dhe kam punuar mirë. Kam pranë edhe familjen që më ndihmon, siç më ndihmon edhe im vëlla Lukas. Ai dhe mamaja janë njerëzit më të rëndësishëm për mua, ndërsa për tim atë nuk dua të flas fare.

teoo

Edhe tifozët ju kanë dashur fort që në fillim.

Mbase sepse punoj shumë, ose ngaqë vrapoj shumë. (qesh)

Është shumë bukur që më duan. Edhe jashtë fushe jeni i lumtur. Ana sentimentale ndikon edhe te fusha?

Kam njohur Zoin, një vajzë fantastike që më bën të lumtur. Nëse ndihem si në shtëpi, ndikon edhe ajo. Më ka treguar shumë gjëra, por vazhdoj të jetoj pranë liqenit të Komos, sepse më duhet hapësirë për veten dhe qentë e mi. Pra, mungon vetëm thirrja në kombëtare? Shumë trajnerë kanë idetë dhe lojtarët e tyre, megjithatë sinqerisht pas një sezoni të tillë e prisja një telefonatë. Do të luftoj që Deshamp të më grumbullojë. Synimi im është Europiani dhe kam një vit kohë për t’ia dalë.

E nisëm me derbi dhe po ashtu po e mbyllim. Mund të bëni ndonjë premtim në rast fitoreje?

Jo, por po bëj një në rast Champions-i. Po ia dolëm, do t’i lyej flokët kuqezi me stemën e Milanit anësore.

Related posts

“NUK I KUPTOJ DISA…”/ Portieri i huazuar nga Bayern “masakrohet” nga tifozët e tij, trajneri Kovac e mbron

Delo.autor

MASHTRIMI I SHEKULLIT/ Kujtoi se ishte lidhur prej 13 vitesh me super modelen, volejbollistit të Italisë i zhdukin 700 mijë euro

Delo.autor

ANALIZON SEZONIN E RI TË SERIE A/ Moratti: Ekipi i Inzaghit funksionon, por Mourinho do të luftojë për…

Delo.autor

Leave a Comment