Futboll La Liga Sport

ZIDANE RIKTHEN BUZËQESHJEN REALIT/ Benzema vendimtar

Real Madrid ka fituar 3-2 në “Santiago Bernabeu” kundër Huesca-s së vendit të fundit në javën e 29-të të La Liga-s.

Takimi ka filluar me dy Zidane në radhët e madrilenëve, duke parë se “Zizou” ka vendosur t’ia besojë portën djalit të tij, Luca, i cili ka qenë me të vërtetë i pafat në të dy golat e pësuar.

Tri minuta i janë dashur miqve për të kaluar në avantazh, por Isco ka kthyer ekuilibrin në të 25-ën, duke shënuar dy gola në dy ndeshjet e luajtura pas rikthimit të Zidane në stol, një më shumë se në 16 takimet e mëparshme.

Madrilenët kanë arritur të përmbysin rezultatin në të 62-ën me Ceballos, por Etxeita ka barazuar 2-2 me  një goditje me  kokë brenda zonës së rreptësisë. Kur mendohej se sfida do të mbyllej në barazim, Karim Benzema ka realizuar golin e fitores në minutën e 89-të me një të djathtë perfekte.

Real mbetet në vendin e tretë me 57 pikë, dy larg Atletico Madrid-it të vendit të dytë dhe 12 larg Barcelona-s kryesuese.

Related posts

Dridhet “Emirates Stadium”, Griezmann shënon gol ndaj Arsenalit

Sadik.Autor

PUSHIMET LUKSOZE/ Elseid Hysaj tregon super “bishën”, ja PAMJET

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja miqësore Barcelona-Chelsea. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment