Futboll Sport

“MESSI BËN DIFERENCËN, JO MAURO”/ Spalletti shfryn ndaj Icardit pas humbjes me Lazion

Interi u mposht ndaj Lazios me rezultatin 0-1 në supersfidën e vlefshme për javën e 29-të të Serisë A.

Në prononcimin pas disfatës ndaj të kaltërve, trajneri Luciano Spalletti foli edhe për çështjen “Icardi” duke u shprehur: “Negociatat me Icardin janë poshtëruese për tifozët e Interit dhe për ata që e duan këtë klub. Ata duhet ta lusin dikë për të veshur fanellën e ekipit?! Kjo është e turpshme. Icardi duhet të qëndrojë një ndeshje jashtë. Nëse vazhdon të sillet siç është sjellë kohët e fundit, atëherë mund të fillojë të rikthehet në skuadër”, tha tekniku i zikaltërve.

“Njerëzit thonë se humbëm ndeshjen sepse nuk ishte Icardi, por kemi humbur ndeshje edhe me të në fushë. Mesi bën diferencën, jo Icardi, me gjithë respektin që kam për të”, deklaroi Spalletti.“Ngjarjet janë të qarta, është e drejtë të luajnë të tjerët në këtë moment, edhe pse Icardi mund të luante 45 minuta për mua. Megjithatë, duhet besueshmëri në dhomat e zhveshjes, të kesh besimin e grupit. Unë kam patur besimin e çdo grupi ku kam punuar, për 22 vite, janë lojtarët me të cilët kam punuar ata që e tregojnë historinë time, jo ju, që kërkoni dhe publikoni çfarë ju teket.

Interi nuk shkonte në Champions prej 6 vitesh, apo gabohem? Dhe Icardi aty ishte. Sa ndeshje kemi humbur me Icardin në fushë? Të ndërhysh që Icardi të luajë është diçka poshtëruese, për gjithë interistët. Çdo të thotë të bisedosh, të bësh tratativa për të grumbulluar dikë? Çfarë të bëj, të dërgoj 20 e-maile për të thënë nëse grumbullohet dikush apo jo?

Është një humbje e rëndë ndaj një rivali direkt. Kemi kontrolluar ndeshjen për periudha të gjata, por ishim të pafat dhe kemi humbur mundësitë tona”, deklaroi Spalletti.

Related posts

MJAFTON SERGIO RAMOS/ Real Madrid vendos një dorë te titulli

Delo.autor

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ibrahimovic e ka zgjedhur se çfarë do të bëjë në fund të sezonit

Delo.autor

“NGA INTER PRISJA SHUMË”/ Capello: Juventus do ta ketë të vështirë

Delo.autor

Leave a Comment