Futboll Premier League Sport

12-0 NË 4 NDESHJE/ Të besuarit e Pochettinos mposhtin Hudderlandin dhe marrin vendin e tretë

Tottenham fitoi 4-0 ndaj Huddersfield, falë dy golave të shpejtë nga Wanyama dhe Moura në pjesën e parë dhe dy të tjetër sërish nga Moura në fund të ndeshjes. Me këtë tre pikësh “Spurs” ngjitet në vend të dytë.

Ndeshja nisi dhe përfundoi në dominimin e skuadrës së Mauricio Pochettinos, që këtë ndeshje nuk kishte në dispozicion Harry Kane dhe Delle Ali, të dy të dëmtuar.

Mesfushori i kthyer nga një dëmtim i gjatë, Victor Wanyama shënoi golin e parë në minutën e 24’-të, ndërsa pas 144 sekondash ishte Lucas Moura që finalizoi me një predhë asistimin e Sissoko. Me këto shifra dhe në dominimin në lojë dhe raste u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Tottenham e nisi aty ku e la. Fernando Llorente desh shënoi golin e tretë, por trau i portës e ndali nga goli. Skuadra mike u përpoq të reagojë dhe në një moment goditën traversën në një goditje dënimi.

Ndërsa në minutat e fundit Lucas Moura shënoi edhe dy gola të tjerë, duke kompletuar një tripletë për këtë ndeshje. Huddersfield është skuadra ndaj të cilës “Spurs” ka marrë katër fitore këtë sezon, duke i shënuar 12 gola dhe s’ka pësuar asnjë.

Kjo fitore e çon Tottenhamin në kuotën e 67 pikëve në vend të tretë, 1 pikë më shumë se Chelsea që do të luajë ndaj Liverpool.

Related posts

“10 ARGJENTINAS NË 1”/ Ja si Federata feston kthimin e “Terminatorit” në kombëtare (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA E REKORDEVE/ Futbollisti gjerman hyn në histori me golin e shënuar ndaj Portugalisë

Delo.autor

FORMACIONI MË I MIRË DHE MË I KEQ I SUPERIORES/ Java ku spikatën emrat e sulmit, zhgënjime mes kampionëve

Delo.autor

Leave a Comment