Futboll La Liga Sport

2 GOLA NË 2 MINUTA/ Dyshja Suarez-Messi “rrëzojnë” Atleticon dhe “hipotekojnë” titullin

Atletico Madrid ka rezistuar 85 minuta dhe më pas është dorëzuar para dyshes Suarez-Messi. I pari ka zhbllokuar takimin me një goditje të mrekullueshme nga jashtë zone, ndërsa argjentinasi ka realizuar të dytin pasi ka nxjerrë jashtë loje mbrojtësit e madrilenëve.

Barcelona ka mundur 2-0 Atletico-n në “Camp Nou” dhe ka hipotekuar titullin. Messi me shokë, në fakt, kryesojnë renditjen e La Liga-s me 73 pikë, 11 më shumë se “Colchoneros”, kur kanë mbetur edhe shtatë javë nga fundi i kampionatit.

Ka shkuar dëm paraqitja heroike e madrilenëve, të cilët kanë mbetur me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Diego Costa në minutën e 28-të. Ashtu siç kanë shkuar dëm pritjet e mrekullueshme të Jan Oblak, i cili ka përqindjen më të lartë të pritjeve për gjuajtje të pësuar në ndeshjet e La Liga-s mes portierëve të pesë kampionateve kryesore të Europës: 81%.

Kështu, Barcelona mbetet një nga tri skuadrat e vetme që Diego Simeone nuk ka arritur t’i mundë kurrë si trajner i Atletico Madrid në La Liga (15 ndeshje). Dy të tjerat janë Mallorca (3 ndeshje) dhe Racing Santander (1).

Related posts

“NUK TREGUAM IDENË TONË PËR LOJËN”/ Flet Conte pas barazimit: Slavia Praga më shtangu sepse…

Delo.autor

E BUJSHME/ Flitet për një largim të mundshëm, në Itali zbulojnë lëvizjen e fundit të portierit Strakosha

Delo.autor

DILEMA E FUNDIT/ Bayern Munich i ofron 17 milionë euro në sezon yllit të skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment