Futboll Premier League Sport

SHPALLET KAMPION NË “FA CUP”/ City “shkatërron” Watford dhe arrin tripletën historike

Manchester City është skuadra e parë angleze që ka fituar tripletën vendase me titujt e Premier League, Carabao dhe FA Cup.

Trofeu i tretë ka ardhur ditën e sotme me gola dhe spektakël teksa Qytetarët kanë mposhtur Watford me rezultatin e thellë 6-0 në Wembley.

Pep Guardiola mil la rrezikuar me prapavijën, por në sulm ka bërë rotacion nga ndeshja e fundit dhe ishte Gabriel Jesus që e nisi nga minuta e parë në vend të Agueros.

Braziliani është përdorur kryesisht në FA Cup dhe Guardiola i ka besuar edhe në finale.

Watford e nisi shumë mirë ndeshje, por City ia prehu krahët në minutën e 26’ me golin e David Silva-s.

Pak minuta më pas Sterling i ka vjedhur golin Jesusit duke dyfishuar rezultatin. Pas pushimit, Kevin De Bruyne ka trefishuar rezultatin përpara se Jesus të shënonte golin e merituar.

Dy golat e fundit të takimit i ka shënuar Raheem Sterling nga shumë pranë portës duke turpëruar akoma më shumë londinezët e Watford.

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA TEK MILANI/ Gattuso duhej të ishte pushuar pas disfatës…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Lille i prish magjinë Milan në “San Siro”

Delo.autor

EMOCIONON ME LAMTUMIRËN E TIJ/ Pjanic: Fanella e Juventus si lëkurë e dytë!

Delo.autor

Leave a Comment