Futboll Sport

400 MIJË DOLLARË PAGESË/ Xhani De Biazit i del emri te kombëtarja e…

“Nuk besoj se është kandidat për Kombëtaren. Kam folur me të dhe Xhani ka disa projekte të tjera”, u shpreh Armand Duka disa ditë më parë, referuar një rikthimi të mundshëm të ish-trajnerit në krye të Kombëtares.

Teksa italiani ka hapur edhe një akademi futbolli në Itali me talente të rinj që do të kenë mundësi që të punojnë me të dhe bashkëpunëtorët e tij, së fundmi emri i Xhani De Biazit po lakohet edhe si një kandidat për të marrë drejtimin e kombëtares së Indisë.

Nga sa bëhet me dije, vlera e pagesës për trajnerin e ri të kësaj përfaqësueseje do të jetë nga 350 – 400 mijë dollarë në një vit. Mediat vendëse e kanë raportuar ish-trajnerin e Shqipërisë si një alternativë e vlerësueshme për nga eksperienca që ka, ku gjithashtu përmendet edhe kualifikimi në “Euro 2016” me kuqezinjtë.

Related posts

BIE POSHTË KLAUZOLA 700 MILIONË EURO/ Ja shifra që Barcelona është gati të pranojë për Messin

Delo.autor

Etrit Berisha qetëson tifozët: Kemi skuadër për Europian

Sadik.Autor

E RËNDË NË ITALI/ Sulmohet me sende të forta presidenti i klubit të futbollit. Poston FOTO…

F.autor

Leave a Comment