Futboll Sport

Kaosi në derbin e Stambollit, Besiktas merr një vendim ekstrem

“115 vjet kemi qenë gjithnjë në fushë, gjithnjë kemi fituar barazuar apo humbur në fushë. Por, të jemi humbës në tavoline nuk kemi për ta pranuar ndaj dhe në 3 maj s’do të gjendemi në fushë”, kjo është deklarata e dhënë pak minuta më parë nga zyrat e klubit të Besiktas-it në Turqi.

Ky vendim nga klubi bardhezi ka ardhur për shkak të dhunës së tifozëve të Fenerbahçe-s në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Turqisë, ku trajneri i Besiktas Senol Gunes u godit me sende të forta dhe klubi bardhezi vendosi që të bojkotojë takimin në minutën e 57.

Por, vendimi i Komisionit të Disiplinës së Federatës së Futbollit Turk ishte i papritur për Besiktas, të cilët e humbën takimin në tavolinë me rezultatin 3-0. Kujtojmë që rezultati deri në minutën e që u ndërpre ndeshja ishte 2-2.

Për ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në stadiumin e tyre, ata kanë vendosur që të mos dalin në fushë për shkak të kësaj padrejtësie që iu është bërë për takimin e parë.

Related posts

“BËRA MJAFT MIRË…”/ Kori kundër Milanit fillon, Calhanoglu nuk mund të rezistojë (VIDEO)

Delo.autor

SYNOJNË PËR FORCIME TË BUJSHME/ Ja buxheti faraonik që vendos Manchester Unitedi për verën e ardhshme

Delo.autor

Ronaldo mbërrin në Torino? Juventinëve i shohin sytë vetëm sozinë e tij…

Isa.Autor

Leave a Comment