Futboll Sport

50 DITË ZI NGA MAURO ICARDI/ Ky detaj zbulon vuajtjen e tij

9 shkurti i këtij viti do të ishte dita e fundit që Mauro Icardi do të shkelte në fushë për një ndeshje zyrtare të Interit, atë të fituar 0-1 në Parma.

Që pas asaj dite sulmuesi nuk ishte më pjesë e skuadrës, duke humbur shiritin e kapitenit dhe braktisi ekipin duke deklaruar një dëmtim në gju, për këtë u la jashtë në ndeshjen e parë të Europa League ndaj Rapid Vienna, e deri më sot kur do të jetë në bankinë për sfidën në Genoa.

Shumë polemika, debate dhe situatë të tensionuar ka pasur përgjatë këtyre dy muajve, të cilën Icardi duket se e ka vuajtur dhe ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për ta shprehur atë.

Askush deri më sot nuk e ka vënë re, por çdo postim i 26-vjeçarit në Instagram (aty ku ai ka reaguar për gjithçka) nuk është më me ngjyra. Që pas datës 14 shkurt çdo foto e tij që lidhet me Interin është bardhezi, përjashto fotot familjare.

Një detaj që e vërteton këtë është foto e postuar nga ai, pasi Inter mundi 3-2 Milanin në derbi, vetëm kjo foto është me ngjyra, një mënyrë për të treguar lumturinë për atë triumf.

Në të gjitha postimet e tjera, Icardi duket se ka zgjedhur ta tregojë vuajtjen e tij për Interin duke hequr ngjyrat nga jeta e tij.

Kjo metodë akoma po vijon, edhe në foton që postoi nga udhëtimi i së martës me grupin e skuadrës për në Genoa ishte bardhezi. Deri kur do e vazhdojë këtë trend nuk dihet, ndoshta deri tek goli i parë që do shënojë që pas krizës, ose ndoshta që nga momenti që do zbresë në fushë dhe kjo mund të ndodhë pikërisht sot.

Related posts

“AGJENTI MË MORI PARATË DHE U LARGUA”/ Historia e trishtë e sulmuesit nigerian: Te Lazio më shkatërruan karrierën…

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Luka Modric zbulon të ardhmen, ja shifrat e kontratës së re

Delo.autor

PROJEKTI 30 MILION EUROSH/ Messi do të ndërtojë qendrën më të madhe të trajtimit të kancerit

Delo.autor

Leave a Comment