Futboll Sport

E QUAJTI “COPË MU*I”/ Rothen hedh në gjyq Patrice Evra

Ish-sulmuesi i PSG, Jerome Rothen, ka hedhur në gjyq Patrice Evra, pas shpërthimeve të këtij të fundit në rrjetet sociale. Në një video të gjatë 9 minuta, të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Evra e quajti Rothen, me të cilin luajti te Monaco, një “copë mu*i”.

Gjithashtu, Evra po hetohet nga zyra e Prokurorisë së Parisit për deklaratat homofobike që bëri pas fitores së mrekullueshme (3-1) të Manchester United në “Parce des Princes”, në Ligën e Kampionëve. Pas humbjes dhe eliminimit të PSG, Evra publikoi “klipin” e tij duke festuar dhe duke u tallur me PSG, ku nuk mungonin as qesëndisjet homofobike.

Ish-lojtari i Juventusit, ndër të tjera, kërkoi falje për komentet e tij të para, në një tjetër video, duke thënë se ishte një “keqkuptim”: “Unë nuk jam homofobik, ti e di se kush jam… I dua të gjithë. Nëse kam ofenduar apo lënduar dikë, me të vërtetë i kërkoj falje. Kurrë nuk do të paragjykoj askënd, nëna ime më rriti dhe më edukoi në këtë mënyrë”.

Rothen ka konfirmuar tani për “RMC Sport” se ka bërë një ankesë ligjore kundër Evra: “Unë kisha vendosur ta bëja këtë shumë përpara hetimit të hapur nga gjykata e Parisit. Bisedova me avokatin tim dhe vendosëm të bëjmë ankesë ligjore”.

Related posts

E PAZAKONTË/ Lojtari i KORABIT shënon dhe përfundon në… SPITAL (VIDEO)

Isa.Autor

TREMBET BARCELONA/ Mbrojtësi i Manchester Unitedit gjakos Messin (VIDEO)

Delo.autor

“BISHA” RONALDO NUK KA “TË NGOPUR”/ Ja trofeu personal që kërkon me Juventusin

Delo.autor

Leave a Comment