Futboll La Liga Sport

AS SERGIO RAMOS E AS VAN DIJK/ Carles Puyol rrëfen: Mbrojtësi më i mirë në botë është…

Karles Pujol ka qenë një ndër qëndërmbrojtësat më të mirë që ka kaluar ndonjëherë në fushat e lojës në vitet e fundit.

Spanjolli ka fituar gjithçka në karrierën e tij dhe ka qenë protagonist si kapiten me skuadrën historike të Barcelonës së Guardiolës.

Në një intervistë për “Marca”, ai ka dhënë verdiktin e tij për mbrojtësin më të mirë që është në qarkullim për momentin.

“Zherard Pike, pa dyshim. Ai është më lartë se Ramos. Van Dijk  ka shpërthyer dhe De Ligt ka dalë në skenë, por unë mendoj se nuk janë në nivelin e Pikesë, i cili ka fituar çdo gjë. Ai madje është dhe më i mirë se mua. Është më i miri në Botë. Është çelsi i Barcelonës. Është një lider i madh dhe bën një punë fenomenale”, u shpreh Pujol.

Related posts

“PLAS” MES BARCELONËS DHE REALIT/ Ndizet polemika për “var”-in dhe kalendarin

Delo.autor

PARTIZANI “mes” protestës së studentëve/ JUVENTUS dhe INTER bëjnë “paqe” para derbit

Isa.Autor

HUMB KONTROLLIN MBI MERCEDESIN E TIJ/ Hamilton përplaset fuqishëm me barrierat mbrojtëse (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment