Futboll Sport

E RËNDË/ Po festonin titullin kampion në derbin ndaj rivalëve të përjetshëm, tifozi therret me thikë për vdekje! E dashura në gjendje kritike

Porto mbrëmjen e djeshme ka festuar si mysafir te rivali i madh Benfika teksa triumfoi me rezultatin 0-1 duke siguruar kështu titullin e 30-të jubilar në kampionatin portugez.

Tifozët e Portos dolën në rrugët e këtij qyteti pas fitores dhe festuan titullin e ri deri në orët e para të mëngjesit. Festa kryesore ishte në “Dragao”, por fatkeqësisht përfundoi tragjikisht.

Mediat portugeze kanë raportuar se njëri nga tifozët e klubit ka ndërruar jetë në stadium. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Igor Silva i cili u godit me thikë nga një tjetër tifoz i klubit rival.

ambulanca

Konflikti mes të dyve nisi në ndeshjen në Lisbonë, dhe vazhdoi pas kthimit në shtëpi. Silva u godit me thikë për vdekje dhe e dashura e tij që u përpoq ta ndihmonte u plagos rëndë. Ajo u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Related posts

SFIDA ELIMINATORE NDAJ ÇEKISË/ Flet trajneri Challandes: Ne do të luajmë si të “çmendur”

Delo.autor

“NE E DINIM QË ATA DO KËRCENIN”/ Habit mbrojtësi i Portos: Kemi punuar shumë për atë goditje dënimi

Delo.autor

PAMJET/ Nga Messi te Ronaldo, yjet e futbollit botëror me pushime, ka ankth për Neymar me avionin e tij

F.autor

Leave a Comment