Futboll Shqipëri Sport

“ASKUSH NUK E KA MENDJEN TEK NE”/ Plaku rrëfen dramën: Ja çfarë kërkojmë nga FSHF…

I ftuar në emisionin “Sport News Plus” të gazetares, Daljana Sejdia, në “News 24”, sulmuesi Sebino Plaku, rrëfen dramën që ai dhe ish-shokët e skuadrës te Kamza, po kalojnë pas vendimit të Komisionit të Disiplinës për përjashtimin e skuadrës nga periferia e kryeqytetit.

“Askush nuk e ka mendjen te ne. Nuk e ka FSHF mendjen te ne jo më ekipet. Jemi në pritje të një përgjigje. Kemi bërë një kërkese të gjithë lojtarët e ekipit. Janë lojtarët ata që po vuajnë. Prisnim që të merrnim një përgjigje. Çdo ditë që kalon është shumë e vështirë. Përveç dëmit financiar, është edhe ai profesional. Ekipet do ta kenë të vështirë t’i hedhin sytë nga lojtarët e Kamzës.

Unë jam koherent me të gjithë ngjarjet. Rasti jonë është ekstrem. Mosaktivizimi i lojtarëve është fatkeqësi e madhe. Lojtarët u munduan të ishin jashtë ngjarjes, janë ata që po e vuajnë me tepër se çdo kush në kurriz”, u shpreh Plaku.

Mungesa e motivimit – Ishte mundësi më e mirë për futbollistët e Partizanit që të gjenin motivimin. Emocionet duhet t’i kthenin në pozitive. Nuk mund të flas për më tepër, sepse nuk e kam ndjekur ndeshjen. Diferencat e ekipeve, bëhen te detajet. Partizani duhet të jepte përgjigjen e eliminimit në Kupë. Nuk mund të hyj më tepër në detaje.

Mund ta humbasë titullin Partizani?

“Është momenti që Partizani të tregojë se ka një ekip që do të dali kampion. Ata duhet të menaxhojnë situatën. Trajneri iu ka shfaqur besim gjatë gjithë sezonit lojtarëve. Lojtarët janë përgjigjur. Në qoftë se ata arrijnë ta mbajnë qetësinë dhe nuk e kalojnë në trysni, besoj se Partizani arrin të dalë kampion”.

Shkarkimi i trajnerit të Kukësit, Ramazan Ndreu… 

Është e çuditshme të shkarkosh trajnerin pse ishte inaktiv në sfidën ndaj Kastriotit. Në qoftë se trajneri ka folur gjatë gjithë javës, nuk ka nevojë pse të dalë dhe të bëjë gjeste gjatë ndeshjes. Ai ka arritur të dalë në konkluzion që do t’i bëjë dëm skuadrës së tij. Për mua është vendim i nxituar dhe ka kostot e veta. Në qoftë se klubin duan ta ndërtojnë me baza të forta duhet t’i venë rëndësi dhe aspektit psikologjik.

Kërkesa për FSHF-në… 

Mediat kanë qenë i vetmi zë që ka folur për çështjen tonë. Pjesa tjetër e ka diskutuar në mënyrë përciptas. Në qoftë se do të ishim diku tjetër, do kishim një sidikatë që të na mbronte. Në qoftë se do të ishte mundësia, ne kërkojmë një shans për të vazhduar pjesën tjetër të kampionatit. Kërkojmë një zbutje të situatës. Një dashamirësi nga ana e Federtatës, për të treguar që ka dhe një dritë të vogël për futbollistët.

Related posts

MERKATOJA E VERËS DREJT FUNDIT/ Milan kërkon të bëjë një shkëmbim lojtarësh me klubin…

Delo.autor

E detyroi të nxirrte topin 4 herë nga rrjeta, Salah i kërkon ndjesë portierit kundërshtar

Q.Autor

KËRKON LARGIMIN NGA BARCELONA/ Mesfushori Rakitic drejt kalimit tek rivalët…

Delo.autor

Leave a Comment