Futboll Sport

BARCELONA/ 8 lojtarë në shitje për 300 mln euro të ardhura

Barcelona po kërkon të rrisë fondet e klubit duke shitur disa nga lojtarët që ka në përbërje, në mënyrë që shpenzimet për blerjet e merkatos së verës të vetëfinancohen nga shitjet e lojtarëve dhe klubi të mos rrezikojë në aspektin financiar, sipas asaj që ka zbuluar rrjeti mediatik “ESPN”.

Afrimi i Frenkie de Jong për 75 milionë euro dhe tratativa për Matthijs de Ligt, Luka Jovic dhe Antoine Griezmann do të thotë se klubi katalanas duhet të financojë një shumë të madhe për të mbyllur këto operacione.

Për këtë i pari në listë për t’u shitur është vënë Philipe Coutinho, i cili u ble për 160 mln euro nga Liverpool, por duke parë vështirësitë e tij në lojën në Spanjë, Barcelona e lë të lirë për 100 mln euro dhe interesi për brazilianin nga disa klube të Premier League është i lartë.

Ivan Rakitic është emri i dytë që do shitet nëse për të vjen një ofertë e mirë. Kroati është përpjekur të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2021, por klubi katalanas ka plane të tjera për të. Inter është skuadra që ka kërkuar më së shumti shërbimet e 32-vjeçarit.

Samuel Umtiti është i treti nga emrat e mëdhenj që do të sakrifikohet. Mbrojtësi francez ka vuajtur nga disa dëmtime dhe mbetet zgjedhje e tretë e trajnerit Valverde, pas Pique dhe Lenglet. Për këtë ai do shitet për të rritur të ardhurat në klub.

Malcom është një tjetër emër që mund të lihet i lirë, duke parë që ka ndeshur vështirësi për t’u përshtatur. I blerë për 40 mln euro, braziliani ka oferta nga Kina dhe disa klube në Europë.

Rafinha dhe Cillesen janë dy lojtarë të tjerë që më të gjitha gjasat do të shiten për të mbushur arkën e klubit. Po ashtu, Andre Gomes dhe Deniz Suarez që janë të lënë në huazim (Everton dhe Arsenal) pritet që të shiten përfundimisht dhe të sjellin të ardhura ekstra.

Related posts

PËRGJIGJE NEGATIVE/ Inter refuzon ofertën e Barcelonës për Lautaron. Ja çfarë propozuan “katalanasit”

Delo.autor

LIVE/ Tirana-Laçi, Mbyllet pjesa e parë. Gjyqtarët e bëjnë baltë në “Selman Stërmasi” (VIDEO)

Delo.autor

“Shtëpia e re e futbollit” në Kosovë, Prishtina gati të nderojë Fadil Vokrrin

Isa.Autor

Leave a Comment