Futboll Sport

RINGJALLET DRAMA SALA/ Një agjent rrezikon burgun

Emiliano Sala, i cili humbi jetën në mënyrë tragjike në një aksident ajror në janar, duke u mbytur në det gjatë fluturimit nga Franca për në Angli, me siguri do ë donte të prehej në paqe. Megjithatë, thuajse çdo ditë dalin në dritë të reja në lidhje me zhdukjen apo transferimin e tij nga Nantes te Cardiff.

Këtë të premte The Telegraph ka lëshuar një tjetër “bombë” në lidhje me telenovelën Sala, sepse raporton se agjenti ndërmjetës që u kujdes për transferimin e sulmuesit argjentinas, Willie McKay, ndalohej të menaxhonte apo të promovonte ndonjë kompani pa lejen e gjykatës në Doncaster, për shkak se në gusht të vitit të shkuar kishte shpallur falimentimin, duke mos pasur mundësi të shlyente borxhe me vlerë mbi 5 milionë sterlina.

Për këtë arsye, McKay firmosi një dokument që e ndalonte absolutisht për 5 vitet e ardhshme të përfshihej në aktivitete biznesi, apo të kryente profesionin e vet si agjent futbollistësh.

Mckay rrezikon 2 vite burg!

Agjencia që ndaloi përfshirjen e McKay në futboll deklaron se nuk ishte në dijeni të pjesëmarrjes së tij në operacionin e transferimit të sulmuesit Sala në Cardiff. Për pasojë, sipas ligjit McKay rrezikon dy vite burg.

Cardiff ka kohë deri në 13 prill për të gjetur një marrëveshje me Nantes, që pret 17 milionë eurot e marrëveshjes për Salan, por klubi uellsian ka kërkuar të takohet me përfaqësuesit e Nantes, për të arritur një marrëveshje, që deri tani mungon.

Related posts

ECURIA NË BOTËRORIN 2022/ Magjistari “Flick”, Gjermania në trajektoren e… Katarit

Delo.autor

PUBLIKOHET LISTA E ARGJENTINËS/ Lihen jashtë Messi e Higuain

Isa.Autor

TURQI-ITALI/ Me maska duke ruajtur distancën sociale, në ”Olimpico” rikthehet magjia e tifozëve (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment