Futboll La Liga Sport

BARCELONA-ATLETICO MADRID/ Ja vizitori special për ndeshjen në “Camp Nou”

Barcelona do të luajë mbrëmjen e sotme përballë Atletikos së Madridit, një sfidë direkte për sa i përket çështjes së titullit të La Ligas, ku katalanasit janë dukshëm komodë, pasi kanë një diferencë prej tetë pikësh.

Pas ndeshjes me madrilenët, Barçën e pret përballja me Mançester Junajtid për çerekfinalet e Champions League. Pikërisht, lidhur me këtë takim, Ole Gunar Solskjaer ka nisur të përgatitet dhe mbrëmjen e sotme, do të bëjë një “vizitë” në “Camp Nou”.

Trajneri norvegjez, do të përfitojë nga fundjava që Junajtid e ka pushim, për të qenë i ftuar special në Katalonjë dhe për të studiuar nga afër kundërshtarin që do të ketë në Champions.

Related posts

NJË MAL ME PARA/ Ja sa do të jetë paga e HAZARD tek Chelsea, për ta mbajtur larg Madridit…

Isa.Autor

RRËFIMI PËR MEDIAT SPANJOLLE/ Gallego: Te Kastrioti më thanë që do luftonim për Europën, mbeta i habitur ku imami…

Isa.Autor

Bruno Telushi “nxeh” derbin e kryeqytetit: Uroj të shënoj ndaj Tiranës, por për festim nuk besoj…

Isa.Autor

Leave a Comment