Futboll La Liga Sport

BARCELONA SYNON “TRIPLETËN” E MADHE/ Valverde surprizon: Jemi në një fazë ku çdo gjë po…

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, duke folur për ndeshjen e së martës me Alavesin, është pyetur edhe për mundësinë që katalanasit kanë për të fituar tripletën.

Barça e ka në dorë titullin e La Ligës me 9 pikë më shumë se Atletico Madridi dhe gjithashtu janë në finale të Kupës së Mbretit.

Synimi i tyre është gjithashtu Champions League, ku do të kenë punë me Liverpoolin në gjysmëfinale.

2009 dhe 2015 janë vitet kur Barcelona ka fituar tripletën dhe të gjithë besojnë se është koha që ta bëjnë sërish këtë.

Preferoj të jem optimist dhe gjërat do të shkojnë mirë. Kemi opsionin që të fitojmë tre trofe, por gjithashtu asnjë. Jemi në një fazë ku çdo gjë po shkon drejt fundit dhe duhet të jemi të qetë”, tha Valverde.

Related posts

E BUJSHME/ I mbaron kontrata në verë, PSG dhe Barcelona “sherr” për yllin e Liverpool

Delo.autor

Sureale në rrugët e Moskës, ariu i bie vuvuzelës i hipur mbi xhip (VIDEO)

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Dyshime dhe akuza, Sebastian Vettel po sabotohet nga rivalët

Sadik.Autor

Leave a Comment