Futboll La Liga Sport

PAS ZYRTARIZIMIT TË ZIDANE/ Presidenti Perez hedh hapin e dytë të madh, ja kë dëshiron në klub

Pas tre triumfesh radhazi në Ligën e Kampionëve, Reali i Madridit u përball verën e kaluar me largimin e dy prej heronjve, trajnerit Zinedine Zidane dhe yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Megjithatë mjaftuan disa muaj që Florentino Perez të kuptonte se kishte humbur pjesën më të rëndësishme të skuadrës, pasi si rrallë herë më parë, Reali i Madridit doli nga lufta për trofe, që në muajin mars, duke u eliminuar nga Champions League dhe Kupa e Mbretit, si dhe duke mbetur shumë mbrapa Barcelonës në renditje.

Hapi i parë për të rikthyer Realin e madh, erdhi mbrëmjen e sotme, kur Perez bindi Zidane të rikthehet në stolin madrilen, ndërsa kaq ka mjaftuar që mediat në Itali dhe Spanjë të fillojnë aludimet për një tjetër rikthim të bujshëm, atë të Cristiano Ronaldos.

Portugezi po bën një sezon mjaft të mirë në kampionatin italian me Juventusin, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Europën, ku nuk po lë aspak gjurmë dhe nesër në mbrëmje mund të shohë skuadrën e tij të eliminohet përballë Atleticos.

Për më tepër, vetë Ronaldo nuk e ka fshehur asnjëherë afeksionin e tij për Zinedine Zidane, njeriun që e ndihmoi të fitojë 3 herë Championsin dhe po kaq herë “Topin e Artë”, ndërsa rikthimi i francezit, mund të bëjë edhe CR7 të mendojë të njëjtin hap.

Vetë Zidane u pyet në lidhje me një rikthim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në Madrid, gjë që francezi nuk e pohoi, por as nuk e mohoi, duke zgjedhur t’i shmanget përgjigjes me diplomaci.

“A do të rikthehet edhe Ronaldo? Nuk është momenti që të flasim për gjëra të tilla tani”, tha Zidane, duke lënë të hapur një transferim të mundshëm, për të cilin puna mund të fillojë duke filluar nga e mërkura në mëngjes.

Related posts

DY TITANËT E NBA “HAHESHIN KOKË MË KOKË”/ Urimi i Kobe për Lebron para vdekjes që po përlot botën

F.autor

LIVE/ Nations League: Mbyllet ndeshja Ukrainë-Zvicër. Rezultati 2-1

Delo.autor

Frikë nga statistikat, Argjentina një nga ekipet me më shumë probleme në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment