Gossip

“BËJNË SIKUR NUK DUAN…”/ Ja mesazhet e futbollistëve ndaj 2 moderatoreve sportive (VIDEO)

E premtja në ‘Trokit’ iu dedikua bukurosheve të talentuara të programeve sportive. Moderatori Ermal Peçi pranoi që në nisje të bisedës që ndihej i përkëdhelur mes Eva Muratit dhe Sidorela Gjoni. Intervista në INTv u fokusua drejt rrugëtimit të vajzave në programet sportive, prapaskenave mes kolegeve apo edhe raportet tejet të diskutuara me futbollistët.

Eva Murati theksoi se është paragjykuar që në nisje nga koleget të cilat besonin se do e ‘hiqnin qafë’ nga programi sportiv edhe pse gjithçka rezultoi e kundërta. Sidorela nga ana tjetër tha se ka qenë e lidhur që e vogël me futbollin. Një të dashur që ta doj kaq shumë futbollin? Ermali e ngacmoi Sidorelën për partnerin e ardhshëm, sidomos nëse ky nuk ndjek futbollin. Shanset janë 0, pasi sipas saj, futbolli zë pjesën më të madhe të bisedave. A i shkrujnë Evës dhe Sidorelës futbollistët? Apo është legjende urbane qasja se ata i ngacmojnë shpesh bukuroshet? Ja mesazhet që merr Sidorela:

‘Çkemi, sa e mire, sa e ëmbël, sa e bukur…- tha Sidorela teksa me shaka Ermali e ngacmon:

‘Nuk e nis njëri me uri erotike, të hëngsha, të bëfsha (qeshin të tre)?

‘Jo, jo, bëjnë sikur nuk duan, jo nuk të hanë gjë (qesh).

Related posts

FLET PËR POZAT PRIVATE QË IU HAKËRUAN NGA TELEFONI/ Bukuroshja seksi deklaron: Goli më i bukur i jetës time… (FOTO)

Delo.autor

Ç’surprizë e Alvaro Moratas, trëndafila të kuq për Alicen

Q.Autor

“JAM E APASIONUAR ME FUTBOLLIN”/ Rrëfehet Hygerta Sako: Ja kush është lojtari pazëvendësueshëm i Kombëtares

Delo.autor

Leave a Comment