Futboll La Liga Sport

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Djali i Luis Suarez kapet duke kafshuar… (FOTO)

Djali i Luiz Suarez mund të jetë veç 6 muajsh, por ai që tani po i ndjek hapat e babait të vet … dhe ato në kafshim. Lautaro i vogël u pikas tek përpiqej të kafshonte të atin në shpatull, një imitim mjaft komik ky i sjelljes së famshme të Suarez.

Sulmuesi 32-vjeçar i Barcelonës po festonte me vogëlushin e tij pasi gjigantët spanjollë rrëmbyen titullin e 26 të La Liga mbrëmjen e kaluar.

Këtu, ky “Mini Suarez” hyri në lojë, se kjo fotografi e kapur në momentin më perfekt,  ku shfaqet me gjithë zemërimin e tij. Kështu që ai mund të ketë lindur vetëm disa muaj më parë, por është e dukshme se po i mbledh zakonet më të këqia të babait të vet.

Dukej sikur fëmija donte të merrte ndonjë copë nga shpatulla e Suarez ndërkohë që ai e sillte rrotull nëpër fushë, ashtu siç ndodhi me Giorgio Chiellini pesë vjet më parë. Gjatë Kupës së Botës në 2014, uruguajani vendoi të kafshojë mbrojtësin italian gjatë një incidenti jashtë lojës. Atëherë FIFA e ndaloi katër muaj nga ndeshjet dhe e la jashtë në 9 ndëshje ndërkombëtare.

Mirëpo kjo nuk ishte hera e parë që Suarez përpiqej të kafshonte kundërshtarët e tij. Në 2010, ndërsa ishte ende tek Ajaz, ai kafshoi Otman Bakkal në sup dhe u përjashtua nga dy ndeshje.

Related posts

KUJTON PERIUDHËN E KEQE TEK REAL MADRID/ Cannavaro: Mora Capellon dhe i thashë që nuk duroja më!

Delo.autor

HUMBJA E DYFISHTË E “ZIKALTËRVE”/ Conte, deri më tani është dështim. 170 milionë dhe dy objektiva në “kosh”

Delo.autor

Nisin ethet e finales/ Të shtunën Real Madrid-Liverpool betejë për Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment