Futboll Sport

BLLOQE, TULLA E LOPATA/ Atalanta “PËRGATITET” për zonën Champions (VIDEO)

Atalanta fitoi ndaj Parma duke u ngjitur në vend të 6-të të renditjes me pikë të barabarta me Lazion e vendit të pestë dhe tre më pak se Milani i vendit të katërt.

Zikaltrit po zhvillojnë një sezon fantastik dhe po luftojnë javë pas jave për një vend në kupat e Europës. Gjithsesi ditën e sotme e kanë shfrytëzuar për t’u argëtuar dhe reklamuar sponsorin e tyre.

Në qendrën stërvitore janë sjellë “mjetet” e punës. Betoniere, karroca, tulla, blloqe, kova betoni e lopata për të zhvilluar një seancë ndryshe nga herët e tjera dhe për të qenë të fortë fizikisht.

Kjo ka qenë një mënyrë për të argëtuar skuadrën dhe për të reklamuar sponsorin e tyre “U-Power”, që prodhon veshje dhe mjete pune për ndërtim.

Related posts

Raporti përgënjeshtron Perez/ Ky klub ka ofruar për CR7 më shumë se Juventus

Isa.Autor

ËNDRRA E BOTËRORIT/ Armando Broja zbulon se kë telefonoi pas fitores me Serbinë

F.autor

KOSOVË-SPANJË/ “Dardanët” synojnë rezultat pozitiv ndaj “La Rojas” (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment