Futboll Kategoria Superiore Sport

VAN DEJV RREZIKON JETËN/ “Bardheblutë” të tensionuar. Ja pikantet e miqësores Tirana-Laçi

Edhe në këtë ndeshje ka munguar sulmuesi i Tiranës, Albion Avdijaj. Jashtë Çelhaka, Toshevski, Najdovski dhe Kale, po për arsye dëmtimi. Kaleja madje ishte operuar në shpatull.

Trajneri i Kategorisë së Parë, Marcelo Troisi, ishte i pranishëm dje në stadium për të ndjekur sfidën.

Sulmuesi i Laçit, Kirian Nuabueze, këtë ndeshje ka qenë i dëmtuar. Ai ishte në tribunë së bashku me drejtuesit e klubit.

Fusha e “Selman Stërmasit” vazhdon të jetë në një gjendje të keqe. Paçka punës së punëtorëve të stadiumit, fusha është djegur, sepse nuk është mbjellë dot në kohë.

Si zakonisht, fjalët e trajnerëve në stadiumin bosh kanë qenë seri. Egboja i Tiranës ka qenë më i tensionuar se kurrë. “O Kristi, të kam thënë je mesfushor, jep merr, jep merr”.

Më pas i flet edhe Kobinës. Edhe Tefik Osmani nga pankina këshillon Vangjelin, i cili duhet të luajë topin.

Bardheblutë janë të tensionuar dhe kjo duket te Kobina që i drejtohet Bathës: “Na jepni ndonjë top”.

Armando Cungu drejton nga pankina sulmuesin kryesor të skuadrës: “Harman, first you”, duke i bërë me shenjë që të futet në thellësi. Në një moment ai i drejtohet lojtarit të krahut të majtë. “O Prenge nuk është vetëm me i ra topit. Po lufto mor djalë i mirë”.

Në minutën e 18-të, lojtarët e Tiranës kërkojnë një penallti për prekje të topit me dorë të Rapos. Xhaja bën shenjë: Jo. Nuk mungojnë as shkelmat në sfidën e djeshme, ndërsa lojtarët nuk protestojnë dhe nuk janë agresivë në lojë pasive. Ama gjatë ndeshjes shkelmat janë me shumicë.

Në minutën e 47-të, dëmtohet Van Dejv Harmon, i cili në një përplasje me Hoxhallarin kap keq qafën. Minuta ankthi, por më pas lojtari çohet, megjithatë dy stafet mjekësore vendosin ta çojnë në spital për siguri. Lojtari nuk ka dëshirë dhe pas konsultave me mjekët dhe presidencën lojtari kthehet në stadium. Në fund të ndeshjes ishte si “kokrra e mollës”.

Agustin Torasa dje nuk e mbylli ndeshjen, sepse u ndëshkua me të kuq, për një ndërhyrje ndaj Ramosit. Për një ndërhyrje të Ramosit, Batha bëhet protagonist, sepse tenton ta pështyjë brazilianin.

Në fund të takimit, presidenti Refik Halili, dukshëm i mërzitur nga rezultati, thirri Tefik Osmanin. Ai diskutoi gjatë me presidentin dhe më pas komunikoi me stafin teknik.

I pranishëm në stadium për të ndjekur miqësoren ishte i pranishëm edhe ish-drejtori sportiv, Arbi Laçi.

Related posts

Sylvester Stallone kërkon një nder nga miku Donald Trump

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Pas 3 minutash lojë, Kumbulla shpërdoron një rast të artë ndaj San Marinos (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Atalanta. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment