Futboll Sport

Bonucci kritikon Kean: S’mund të veprojë në atë mënyrë

Qendërmbrojtësi i Juventus-it, Leonardo Bonucci, ka folur për mediat italiane në përfundim të takimit të fituar 2-0 kundër Cagliari-t dhe nuk i ka kursyer kritikat për shokun e tij të skuadrës, Moise Kean.

“Kean e di se duhet të festojë me shokët e skuadrës kur shënon. Ai mund të kishte bërë diçka ndryshe”, ka thënë Bonucci.

“Ka patur kore raciste pas golit dhe Blaise është zemëruar. Mendoj se faji është 50-50, sepse Moise nuk duhet ta bënte atë që bëri dhe tifozët nuk duhej të reagonin në atë mënyrë”.

“Ne jemi profesionistë, duhet të japim shembullin e mirë dhe të mos provokojmë asnjeri”, ka përfunduar Bonucci.

Related posts

E LARGON VALVERDE/ Dyshja e Premier Leagues në garë për yllin e Barcelonës

Isa.Autor

Kaos te Sporting, 50 huliganë rrahin lojtarët dhe stafin në qendrën stërvitore

Sadik.Autor

SHORTI I CHAMPIONSIT/ Klop: Nuk prisnim grup të lehtë, PSG dhe Napoli nuk do na…

Isa.Autor

Leave a Comment