Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS/ Dramë dhe spektakël, Tottenhami eliminon Cityn mes drithërimave

U luajtën mbrëmjen e sotme, ndeshjet e kthimit në çerekfinalet e Champions League, ku në dy takime, u shënuan plot 12 gola.

Ndeshje e çmendur, e denjë për një skenar filmi, ishte ajo mes Mançester Sitit dhe Totenhemit. Ekipi i Guardiolës fitoi me shifrat 4-3, por humbja 1-0 në takimin e parë, bëri që të eliminohet nga golat në fushë kundërshtare të “spërsave”.

Fillimi ishte zjarr, me Sterling që hapi lumin e golave në minutën e katërt, por ekipi i Poçetinos përmbysi menjëherë me golat e Son në minutat 6 dhe 10.

Vetëm 60 sekonda kaluan, dhe Bernardo Silva barazoi sërish në 2-2. Siti nuk ishtë dorëzuar, dhe Sterling shënoi edhe të tretin për ekipin e tij, duke ndezur edhe njëherë shpresat për kualifikim. Në pjesën e dytë, shkëndijën e dha Aguero, me një gol mjaft të bukur në minutën e 59-të.

Por, Totenhemi nuk ishte dorëzuar, dhe në minutën e 73-të, Jorente shënoi nga zhvillimet e një goditje këndi, duke barazuar rezultatin e përgjithshëm në 4-4. Pati kohë edhe për një gol të pestë nga Sterling në minutën e 93-të, por festa e shfrenuar për “qytetarët” u ndalua, pasi në VAR u pa se Aguero që dha pasimin isht në pozicion jashtë loje. Në fund, Totenhemi kalon në turin tjetër.

Në ndeshjen tjetër, nuk pati shumë histori. Liverpuli fitoi me shifrat e thella 1-4 në fushën e Portos, pas fitores që kishte arritur edhe në takimin e parë në shtëpi, me rezultatin 2-0.

Golat për ekipin e Klop u shënuan nga Mane, Salah, Firminjo dhe Van Dijk, ndërsa goli i nderit për portugezët u shënua nga Militao.

Related posts

Rusia shënon dhe të tretin, fitorja një formalitet (VIDEO)

Sadik.Autor

E ardhmja e Balotellit: Milan? Më duan shumë ekipe!

Sadik.Autor

PSG-MONTPELLIER/ Pas 14 minutash lojë, Gueye ndëshkon për “Parisienët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment