Champions League Futboll Sport

“NË QIELLIN E SHTATË”/ Pochettino: Lojtarët e mi janë heronj, prandaj e duam futbollin

Tottenham ka humbur sfidën me Man City-n, por falë golave të shënuar jashtë fushës është kualifikuar në gjysmëfinalen e Champions League.

Pas ndeshjes, trajneri i Spurs Mauricio Pochettino ishte në qiellin e shtatë pas kësaj arritjeje fantastike.

“Ishte e pabesueshme, mënyra se si përfundoi ndeshja. Jam jashtëzakonisht krenar për djemtë e mi.

Lojtarët e mi janë heronj. Jam shumë i lumtur për ta, shumë i lumtur edhe për tifozët.

Në një moment të vetëm, shumë gjëra ndodhin në kokën tënde, zhgënjimi ishte gjigant kur Sterling shënoi golin e fundit, por më pas e anuluan.

Prandaj e duam futbollin. Sot kemi treguar karakter dhe personalitet të madh. Ishte një ndeshje e pabesueshme.”

Related posts

ANDORRA-SHQIPËRI/ Historike! Vendos goli i Kristjan Asllanit, Kombëtarja fiton 0-1

F.autor

Leo Messi arrin Ronaldon dhe është më afër rekordit të Pele

Sadik.Autor

Dëmtimi në kofshë, Llallana: Nuk do më ndaloj të shkoj në Rusi

Sadik.Autor

Leave a Comment