Futboll Premier League Sport

DE GEA KËRKON TË LARGOHET/ Klubi i “Djajve të Kuq” sjell në skuadër portierin anglez…

Manchester United nuk do të mbajë me zor portierin spanjoll David De Gea, që synon të largohet nga “Old Trafford” në fund të këtij sezoni. Ekipet e Real Madrid dhe PSG janë interesuar për portierin 28-vjeçar, që mund të bëhet më i paguari në botë në rolin e tij.

Ky fakt nuk shqetëson skuadrën e United, që ka gati zëvendësuesin. Sipas “The Mirror”, skuadra e Manchester United do të sjellë në skuadër portierin e kombëtares angleze, Jordan Pickford, që aktualisht luan me Everton. Alternativa është portieri i Atletico Madrid, Oblak.

Gjithsesi, Jordan Pickford është objektivi kryesor, portieri që do të kënaqte edhe trajnerin Ole Gunnar Solskjaer. Edhe pse De Gea ka marrë ofertën për të rinovuar kontratën me “djajtë”, ai synon të largohet nga Premier League, ku luan që prej vitit 2011.

Related posts

PAS AVENTURËS NË KATAR/ Mandzukic drejt rikthimit në Europë, kërkohet me ngulm nga skuadra spanjolle…

Delo.autor

STRAKOSHA jo vetëm “mbret” në rolin e vet, njihuni me hobin e “gardianit” shqiptar (FOTO)

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë trajneri spanjoll dhe bëhet personi më i ri që vdes nga COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment