Futboll Seria A Sport

AKUZON GJYQTARËT PËR PENALLTINË KUNDËR JUVENTUSIT/ Portieri Reina del hapur: Arbitrat kanë frikë të japin…

E ka vuajtur në kurriz si kur luante me Napolin ashtu dhe tani që ka veshur fanellën kuqezi. Portieri Pepe Reina ka dalë hapur dhe ka akuzuar gjyqtarët se kanë frikë të japin penallti kundër Juventusit kur luhet në fushën e tij.

“Kur një gjyqtar duhet të marrë një vendim të dyshimtë në fushën e Juventusit, 50-50, asnjëherë nuk merret një vendim që favorizon skuadrën mike. Për fat të keq nga ky stadium del i humbur edhe kur ke 50% shans që një gjyqtar të marrë një vendim të drejtë përmes VAR”, tha Pepe Reina.

Më tej, portieri 36-vjeçar spanjoll, tha: “Për mua ishte penallti në favor të Napolit. Nuk ishte as e dyshimtë. Nëse të kërkojnë nga VAR, 9 në 10 raste gjyqtari ndryshon mendim. Por këtë herë nuk ndodhi. Çuditërisht në favor të Juves, në fushën e tyre”, tha Reina.

Related posts

VRIONI NË QIELLIN E SHTATË/ Fiton “Këpucën e Artë” në Austri

F.autor

KANË HUMBUR SHKËLQIMIN/ Ja top-formacioni i “të zhdukurve” në Champions

Isa.Autor

E KËRKON INTERI/ A do të largohet VIDAL? Trajneri i Bajernit BEFASON me këtë përgjigje

Isa.Autor

Leave a Comment