Champions League Futboll Sport

DEKLARATA BEFASUESE NË PRAG SFIDËS CHAMPIONS/ Guardiola: Kam ardhur deri këtu për të…

Manchester City do të presë Tottenham-in të mërkurën në mbrëmje në ndeshjen e kthimit të çerekfialeve të Champions League.  Lojtarët e Pep Guardiola do të duhet të përmbysin humbjen 1-0 të pësuar para një jave për të siguruar një vend mes katër më të mirave të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube.

Gjithsesi, trajneri i “Qytetarëve” nuk është dukur shumë i shqetësuar për këtë sfidë dhe në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ka bërë disa deklarata befasuese. Duket se Champions-i nuk ka shumë rëndësi për Guardiola-n.

“Nuk kam ardhur këtu për të fituar Champions-in”, ka thënë  trajneri katalanas. “Kam ardhur për të ndihmuar ekipin të luajë siç ka luajtur në 20 muajt e fundit, për këtë arsye jam këtu. Kam qenë te një klub i madh si Bayern dhe pas tre sezonesh kam fituar gjithçka përveç Champions-it. Ka qenë një dështim i madh. Çfarë mund të them?”.

“E pranoj, e di, duhet të bashkëjetoj me këtë mendim, por nuk është një problem i madh. Sigurisht, të motivon më shumë për ta fituar, por nëse nuk e fiton, atëherë duhet të pranosh se skuadrat e tjera kanë qenë më të forta. Për këtë arsye kam thënë shpesh se, për mua, Premier League është titulli më i rëndësishëm”.

Related posts

Guardiola një gjeni, ja 8 shpikjet e tij taktike që ndryshuan futbollin

Q.Autor

“NUK JAM GALAKTIK”/ Bale: Mediet spanjolle zmadhojnë çdo gjë, Hazard u trajtua sikur vrau dikë

Delo.autor

SADIKU NUK NDALET/ “Mbledh” pikë për Malagën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment