Futboll Shqipëri Sport

TAULANT XHAKA VENDOS PËR TË ARDHMEN/ Dy fjalë dhe për Granitin: Do të bëhem baba, ai ka dhënë gjithmonë…

Mesfushori i Bazelit dhe Shqipërisë Taulant Xhaka mbrojti vëllain e tij Granitin për konfliktin e krijuar mes lojtarit të Zvicrës dhe tifozëve të Arsenalit.

Në një intervistë për “Blick”, mesfushori kuqezi i konsideroi si të turpshme sulmet e tifozëve të “Topçinjve” kundrejt vëllait të tij. Ai shton se Graniti u ka kërkuar falje tifozëve për acarimin e zëvendësimit nga ish-trajneri i Arsenalit Unai Emeri në sfidën e 27 tetorit kundër Kristal Palasit.

Thuhej që Graniti do të largohej nga Arsenali në dimër, pas rrëmujës me tifozët. Si i përjetuat tërë ato gjëra?

As që e vura re në fillim. Dikush më dërgoi videon e acarimit të vëllait, gjatë zëvendësimit, dhe mendova se ishte dëmtuar. Ishte e turpshme, sepse nuk mund t’i vërshëllesh lojtarët e tu, edhe nëse ata kanë pasur një ditë të keqe.

Por, edhe Graniti i ka provokuar tifozët…

Kjo që thoni nuk është e saktë. Në një moment kontestimi si ai, gjithkujt i shfaqen emocionet dhe nuk mendoni për to. Ai kërkoi falje. Kam folur me të shumë herë gjatë kësaj kohe. Nuk ishte e lehtë, u gjend nën një presion tepër të madh e të padrejtë.

thumbnail

Çfarë i këshilluat?

Unë i thashë të përmbahet, sepse gjithmonë do të ketë tifozë që të vërshëllejnë. Ky është futbolli.

A janë pritshmëritë karshi Granitit në Londër shumë të larta?

Duhet të ketë diçka, që lidhet me faktin e të qenit kapiten. Graniti e thotë menjëherë atë që mendon. I thashë që duhej t’i kuptonte tifozët, sepse, në fund të fundit, rezultatet e Arsenalit nuk janë të mira.

Unai Emery, që tashmë u shkarkua nga Arsenal, a e la Granitin të pambrojtur në atë moment?

Ju nuk mund të fajësoni gjithmonë trajnerin. Në fund të fundit, duhet të performoni vetë në fushë. Granit është një lojtar që jep gjithmonë gjithçka, pavarësisht se ku luan. Edhe me Myshenglabahun nuk e kishte të lehtë në fillim, pastaj u bë një nga mesfushorët më të mirë në Bundesligë.
skysports-unai-emery-arsenal_4850863
Por, nga ana tjetër, Taulant Xhaka zbuloi dhe të ardhmen e tij. Ai konfirmoi se nuk do të largohet nga Bazeli dhe Zvicra pasi do të bëhet baba dhe i duhet të qëndrojë pranë familjes së tij. Ndërkohë, për sa i përket pushimeve të fundvitit, Xhaka nuk nguroi të tregonte planet e tij.

Asnjëherë nuk keni luajtur jashtë vendit…

Do të bëhem baba për tre muaj, kështu që është e qartë për mua që nuk dua të ndryshoj më mjedis e klub. Unë ende kam një kontratë 2-vjeçare me Baselin, por nëse klubi dëshiron të rinovojë përsëri me mua, do të nënshkruaj menjëherë.

xhaka-587x391

Ku do t’i kaloni Krishtlindjet?

Ne do të fluturojmë për në Dubai, sepse atje është ngrohtë. Pastaj, për katër ditë do të shkojmë te Graniti, në Londër.

Related posts

Roman Abramovich u bën ëndrrën realitet fëmijëve të sëmurë rëndë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ UEFA shpall lojtarin më të mirë të javës në Champions

F.autor

PËRFUNDOJNË PJESËT E PARA/ Këto janë rezultatetnë Europa League, ja befasia! (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment