Champions League Futboll Sport

DEKLARATA E BUJSHME NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Trajneri i Ajaxit sfidon: Në krahasim me Realit do të luajmë…

Ajax prej Juventusin këtë të mërkurë për çerekfinalet e Champions League dhe morali është në qiell, sepse më në fund, pas një ndekjeje të gjatë, skuadra e drejtuar nga Erik ten Hag ka marrë kreun e renditjes në Eredivisie, duke lënë pas PSV-në, falë golaverazhit më të mirë.

Trajneri i “Bijve të Zotave” ka dalë para mediave në konferencën për shtyp në prag të sfidës ndaj Juves dhe i ka pasur idetë të qartë mbi rëndësinë, por edhe vështirësitë e përballjes me një ndër favoritet për suksesin final në Champions.

Duhet të fitojmë titullin, por nesër do jetë diçka tjetër. Duhet të shfaqim në maksimum cilësitë tona, duke përfituar edhe nga mbështetja e një stadiumi të mbushur, që është një nga armët tona. Kavilja e De Jong? Gjithçka në rregull, do luajë”, shprehet trajneri i Ajax-it, i cili paralajmëron një Ajax ndryshe nga ndeshjet e fundit në Champions.”Në krahasim me ndeshjen kundër Realit do duhet të luajmë ndryshe, Juve është realitet tjetër. Allegri është aq ekspert dhe Juve kaq aq shumë eksperiencë, saqë mund të luajë në mënyra të ndryshme. Ne duam të vijojmë rrugëtimin tonë, përballemi me një tjetër ekip të madh pas Bayernit dhe Realit, por do të duhet të luajmë ndryshe. Kemi shumë opsione taktike, jemi të fortë dhe mendoj se sidomos depërtimet e Tadic mund të jenë vendimtare”.

Natyrisht, sytë janë te Cristiano Ronaldo, i cili është riaftësuar në kohë: “Të luash kundër më të mirëve është perfekte. Chiellini nuk do të luajë? Është një lojtar shumë i rëndësishëm, por bardhezinjtë kanë shumë alternativa për ta zëvendësuar. Natyrisht, eksperienca e tij vlen shumë”.

Presioni është mbi Juven: “Ajax ka nisur të kthehet në nivelet ndërkombëtare që i takojnë këto vitet e fundit, por futbolli holandez nuk është në nivelet e kampionateve kryesore, kemi një buxhet më të ulët dhe është e vështirë të arrish deri në fund në kompeticionet madhore. Në Champions ka gjithnjë surpriza, është diçka e bukur që këtë vit jemi ne”.

Related posts

VETËM 9 MINUTA/ Manaj i PAPËRSHKRUESHËM: Gol që në hyrje (VIDEO)

Sadik.Autor

JUVENTUS BËN NJË TJETËR GODITJE NË MERKATO/ Ancelotti i propozon “Bardhezinjve” operacionin e bujshëm

Delo.autor

LAJM I HIDHUR PËR REI MANAJ/ Barcelona blen me klauzolë 300 milionë euro sulmuesin…

Delo.autor

Leave a Comment