Champions League Futboll Sport

NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS AJAX-JUVENTUS/ Ish-lojtari i “Axurrëve”: Allegri rrezikon të…

Në prag të Ajax-Juventus, ndeshje e vlefshme për çerekfinalet e Champions League, ish-mbrojtësi i Milan-it dhe i kombëtares së Italisë, ka paralajmëruar skuadrën e Massimiliano Allegri-t.

“Nuk besoj se Juventus është në momentin më të mirë të sezonit. Ajax konsiderohet një skuadër fëmijësh që luajnë shumë mirë, të njëjtin gabim e kemi bërë ne te Milan-i disa vite më  parë”.

“I nënvlerësuam dhe nuk do të doja që Juventus-i ta bënte këtë gabim të madh. Ndër të tjera, Cristiano Ronaldo mund të humbë diçka nëse qëndron shumë pa luajtur”, ka thënë  Costacurta.

NAPOLI – “Ancelotti, një garanci për sfidën me Arsenal-in? Nuk besoj se është një garanci. Mendoj se në këtë moment i jepet shumë rëndësi trajnerëve, lojtarët duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Carlo është një vlerë e shtuar për Napoli-n, por në fushë shkojnë lojtarët”.

MILAN – “Besoj se humbja me  Inter-in ka qenë një goditje psikologjike, skuadra ka humbur besimin. Sfida me Lazio-n për Champions-in? Edhe bardhekaltrit nuk po kalojnë një moment pozitiv, por mendoj se janë pak më mirë”.

Related posts

TIFOZË TË SHUMTË KANË BËRË ANKESA/ UEFA frenon abuzimet me çmimet e biletave

Delo.autor

Finalja e Europa League, Simeone merr përgjigjen nga CAS

Sadik.Autor

TIRANA MERR VENDIMIN/ Orges Shehi do të vazhdojë të jetë trajneri i bardhebluve

F.autor

Leave a Comment