Futboll Ligue 1 Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Neymar rrëfen: Sezoni im në Katalonjë ishte i mrekullueshëm, ishim një…

Nën hijen e kullës “Eiffel”, Neymar e ka humbur buzëqeshjen dy vite pasi kaloi nga Barcelona tek PSG. Mungesa e një titulli të Champions League ka bërë që paratë të jenë në plan të dytë për brazilianin dhe në një deklaratë të fundit ka rrëfyer mallin që ka për Barcelonën.

“Sezoni im në Katalonjë ishte i mrekullueshëm, ishim një skuadër e madhe brenda dhe jashtë fushe. Marrëdhënia mes ne të gjithëve ishte shumë speciale. Më mungojnë ato momente”, tha Neymar për eksperiecën e tij tek Barcelona.

Më tej 27-vjeçari foli edhe për dëmtimet, duke i quajtur si pjesën më të dhimbshme të karrierës, por në fund pranon se kjo është puna e futbollistëve dhe dëmtimet janë pjesë e saj.

Kjo deklaratë është përcjellë nga të gjitha mediet, duke vënë theksin për një rikthim të brazilianit në Katalonjë, mirëpo PSG në anën tjetër duhet të jetë tërbuar për këto fjalë të lojtarit të tyre, e njëjta gjë vlen dhe për Florentino Perez, që ka ëndërruar prej kohësh të marrë Neymar në Madrid.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Trajneri Çoçlli: Aftësia e Muçit dhe pakujdesia e lojtarëve tanë na ndëshkuan

Delo.autor

SANE NË RREZIK PËR GJERMANINË/ Vendin ia “rrëmben” shoku i skuadrës te Bajerni

F.autor

KOMBËTARJA NË KAOS/ Ja SHARJET e PANUCCIT me gazetarët. INJORANT, I PAEDUAKTË…

Isa.Autor

Leave a Comment