Futboll Seria A Sport

TALENTI “SHPËRTHEN” NË SERIE A/ Flet babai i futbollistit: Nëse do “flijohej” nga Roma, mund ta zgjedhë vetëm…

Roma po përjeton një nga periudhat më të komplikuara në vitet e fundit, por mund të ngushëllohet me shpërthimin e njërit prej talentëve më të mirë në Itali. Po flasim për Nicolò Zaniolo, i cili, në të njëjtën kohë, po bën që tifozët verdhekuq të gëzohen dhe të shqetësohen njëkohësisht.

Arsyeja për këtë shqetësim është shitja e mundshme e Zaniolo në verë. Pa kualifikim në Ligën e Kampionëve, një xhevahir si Nicolò mund të “sakrifikohej” nga Roma. Duke folur për “Tuttosport”, Igor Zaniolo, babai i Nicolò dhe ish-futbollist, e shpjegoi kështu këtë situatë:

Para së gjithash, le të shpresojmë se Roma do ta kapë zonën europiane. Kjo ka shumë rëndësi. Nëse kjo nuk ndodh, thuhet se mund të “sakrifikohet” djali im. Nëse klubi do të na e kërkojë, ne do t’i vlerësojmë të gjitha propozimet. Kuptohet, jo tani, por në verë. Tani për tani, prioritetet e Nicolò janë Liga e Kampionëve dhe Europiani për U-21. Nëse do të “flijohej” nga Roma, në Itali do të zgjidhte vetëm Juventusin, ose Interin“.

Sidoqoftë, Igor Zaniolo jep pika referimi të rëndësishme për të tashmen e lojtarit, i cili në njëfarë mënyre mund t’i bëjë tifozët e Romës të ndihen të qetë: Nicolò është mirë, i përket një klubi të madh. Ai është mirënjohës ndaj Romës dhe shokëve të tij. Mbi të gjitha, më veteranët, nga Dzeko, De Rossi deri te Florenzi, po e ndihmojnë shumë të rritet. Në verë, përkundër rinovimit me Romën, edhe djali im mund të jetë dëshirë e skuadrave të tjera. Kjo është pjesë e lojës, diçka normale“.

Së fundi, Igor shpjegon dëshirën e karrierës së Nicolò Zaniolo. Qëllimi është vetëm një: të fitojë: “Unë do të doja të bëhej një kampion i madh. Nuk po them se do të kapë nivelet e Messit, Cristiano Ronaldo, Mbappé apo Neymar, por, mbi të gjitha, të fitojë trofe në vitet e ardhshme”.

Related posts

KAOS NË “AIR ALBANIA”/ Tifozet gjuajnë me SHISHE lojaret polakë, ndërpritet ndeshja (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Spalletti FRIKSON Interin/ Icardi mund të largohet, për Champions-in duhet…

Sadik.Autor

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi mposht rivalët për sulmuesin italian…

Delo.autor

Leave a Comment