Champions League Futboll Sport

DEKLARATA NË PRAG TË SFIDËS CHAMPIONS/ Klopp: Do të duhet të “luftojmë” për të…

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur në prag të çerekfinales së kthimit të Champions League kundër Porto-s. Ndeshja e parë është fituar 2-0 nga “Të Kuqtë”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Po bëjmë një sezon të mirë, por akoma nuk mund të festojmë asgjë. Sezoni nuk ka mbaruar dhe  do të duhet të luftojmë në maksimumin e forcave tona për të kaluar në gjysmëfinale. Nuk duhet të harrojmë se Porto i ka fituar të gjitha ndeshjet e Champions-it që ka luajtur në shtëpi”, ka thënë Klopp.

“Fitorja 5-0 e sezonit të kaluar? Nuk mendojmë për atë. Deri në momentin që shënuam golin e dytë në takimin e parë, ndeshja ishte e hapuar, lojtarët e mi nuk do ta nënvlerësojnë ndeshjen. Nuk e kam të nevojshme t’u them lojtarëve ‘kujdes nga Porto’, e njohin mirë forcën e kundërshtarit. Mjafton të shikosh fitoren e tyre kundër Roma-s”.

“Si do të luajmë nesër? Do ta thotë fusha, është e kotë të flasësh për këtë në konferencë për shtyp. Ndjesitë e mia? Kur po ecja nga aeroplani te autobusi kam menduar se është me të vërtetë e pabesueshme që jemi përsëri këtu. ‘Conquered all of Europe’ është kori ynë i preferuar (këngë e tifozëve të Liverpool)”.

Related posts

Dënimi për Milanin është vetëm një vit, UEFA bëri lëmsh gjithë Europën

Sadik.Autor

NË PRAG TË NDESHJES CHAMPIONS/ Allegri në humor: Po ju jap një lëpirëse…

Delo.autor

Barcelona i jep një “shuplakë” Betis-it dhe “hipotekon” titullin

Q.Autor

Leave a Comment