Futboll Ligue 1 Sport

“MALLKIMI” I DITËLINDJES SË MOTRËS/ Neymar rrezikon përballjen me Borussia Dortmund, ja shkaku

Goglat e Lionit vunë Borusian e Dortmundit përballë PSG-së. 11 marsi, data e sfidës së kthimit, është disi e mundimshme, jo për klubin francez më shumë se për një nga yjet e saj. Bëhet fjalë për Nejmarin, i cili në pesë sezonet e fundit, për një arsye apo një tjetër, nuk ka zbritur kurrë në fushë në atë. 

Dita e përballjes për 1/8-at e Ligës së Kampioneve përkon me ditëlindjen e Rafaelës, motra me të cilën Nejmar është shumë i lidhur. Mbase është një rastësi, por sa herë zonjusha ka festuar përvjetorin, vëllai nuk ka qenë në fushë.

FILLESA – Ishte sezoni 2014- ‘15, i dyti për brazilianin në Europë. Asokohe luante për Barcelonën dhe falë një kartoni kundër Granadës, mungon për çështje skualifikimi në takimin e radhës në kampionat. Data ishte 11 mars, teksa ndërhyrja që i kushtoi atë ndeshje ishte shumë e tepruar për të mos qenë e qëllimshme.

DOPIETË – Vit tjetër, por zakon i njëjtë dhe Nejmar merr një tjetër karton që e skualifikon në sfidën e radhës. Ndeshja e diskutuar është ajo ndaj Rajo Vajekanos, ndaj të cilës braziliani duket sikur kërkon medoemos ndëshkimin me karton. Arbitri vonon, por nuk e harron dhe sulmuesi detyrohet të mos luajë takimin e radhës kundër Eibarit. Sfida nuk ishte e programuar për 11 mars, por për një ditë më pas.

BlogPicMain2920-636300166081978386

 E TRETA E VËRTETA – 11 marsi i 2017-ës ishte një tjetër rast kur Nejmar nuk u duk në fushë. Këtë herë nuk e penguan kartonët apo skualifikimi, por një dëmtim me origjinë të dyshimtë. Braziliani gjatë atyre ditëve stërvitej pak dhe jo me regjim të plotë, por mungesa në ndeshjen e 11 marsit konfirmohet për herë të tretë e të fundit me fanellën e Barcelonës.

NË FRANCË – Skuadër e re, por ves i vjetër. Nejmar më 11 mars nuk luan dot, por në atë rast pati pak dyshime. Sulmuesi ka një problem aq serioz, saqë mjekët hamendësojnë një mungesë edhe në Botërorin rus të disa muajve më pas. Dëmtimi konfirmohet dhe braziliani rezulton të ketë thyer gishtin, teksa për shërimin e tij duhej pritur fundi i atij sezoni të pafat.

 E FUNDIT – Në mars të këtij viti Rafaela festoi 23-vjetorin e lindjes. Nejmar dëmtohet shumë më herët se ajo datë, teksa periudha për t’u riaftësuar rezulton e gjatë. Në këto kushte, braziliani i pati të gjitha mundësitë të merrte në pjesë në ditëlindjen e motrës pa pasur nevojë të shpikte justifikime.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Federata merr vendimin: Kush shkel rregullat anti-Covid përjashtohet përgjithnjë

Delo.autor

Arsenali ia ofroi Realit Sanchezin, por Zidane e refuzoi

Q.Autor

PAS LARGIMIT NGA BARCELONA/ Zbulohen prapaskenat e Messi-t me gjigantët e Premier League

Delo.autor

Leave a Comment