Champions League Futboll Sport

DEKLARATA PËR DYSHEN DOMINUESE TË FUTBOLLIT/ Ish-trajneri i Bayernit: “Pleshti” dhe CR7 nuk kanë…

Ish-trajneri i Bayern Munich, Ottmar Hitzfeld mendon se Messi dhe Ronaldo nuk janë më si dikur.

Tekniku gjerman thotë se dyshja që ka dominuar futbollin botëror gjatë 10 viteve të fundit nuk ka më shkëlqimin e dikurshëm.

“Ata kanë shumë potencial. Por, Messi nuk është aq i shkëlqyer sa në kohërat e tija të arta. Po ashtu edhe Cristiano Ronaldo megjithëse po shënon gola, Juventusi do ta ketë të vështirë që të triumfon në Ligën e Kampionëve”, tha zvicerani.

Ronaldo me Juven do të ballafaqohet me Ajaxin ndërsa Barcelona e Messit me Manchester Unitedin në ndeshjet çerekfinale të Champions Leagues.

Related posts

LIVE/ Derbi i Kryeqytetit: Mbyllet ndeshja Partizani-Tirana në “Elbasan Arena”. Rezultati 1-0

Delo.autor

MILIARDA PA FUND/ Pritet zyrtarizimi i shitjes së gjigantëve të Premier Ligë

F.autor

VJEDHJET JANË KTHYER NË MODË/ Frikë për lojtarin zikaltër, i grabisin shtëpinë gjatë ndeshjes Inter-Torino

Delo.autor

Leave a Comment