Futboll Sport

“LUFTA” KUNDËR TRUKIMEVE/ Tronditet kampionati grek, një leksion për FSHF-në

Zhvillime dramatike në futbollin grek. Pak minuta më parë, mediat helene raportuan se Komisioni i Etikës në Federatën e Futbollit të Greqisë ka vendosur të zbresë një kategori më poshtë klubin e OFI-t të Kretës, që militon në Superligë.

Shkak është bërë ndeshja e luajtur dy vite më parë, OFI-Agianakos 6-0, e cila ka qenë e trukuar. Të dyja skuadrat u shpallën fajtore dhe sezonin e ardhshëm OFI do ta nisë nga Kategoria e Dytë me -6 pikë, ndërsa Agianakos nga Kategoria e Tretë me -6 pikë.

Të dyja klubet njëkohësisht u gjobitën me nga 300 mijë euro secili. Lufta kundër trukimeve në futbollin grek po bëhet me një dorë të hekurt nga Federatës e këtij vendi, që nuk është ndaluar me kaq, por ka dënuar presidentët e dy klubeve me përjashtim përjetë nga futbolli.

Gjithashtu tre lojtarë janë dënuar me nga 10 vjet secili për shkak të manipulimit të ndeshjeve. Ky vendim është një leksion për Federatën Shqiptare të Futbollit, pikërisht nga vendi fqinj, që e ka shumë seriozisht luftën kundër trukimeve. Çdo sezon në Shqipëri ka ndeshje që bëhen gazi i botës, por FSHF nuk e shikon të arsyeshme të bëj shembuj, duke toleruar që këto fenomene negative të vazhdojnë të ndodhin.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Shaqiri jep super asist, Slimani shpërdoron një rast të artë në mënyrë të pabesueshme (VIDEO)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-ARSENAL/ Solskjaer me shumë mungesa, starton kapiteni Xhaka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

SOLARI E PRISTE ME PADURIM/ Dëmtohet sërish në stërvitje ylli i skuadrës…

Delo.autor

Leave a Comment