Champions League Futboll Sport

DIKUR POZË ME “IDHULLIN” E TIJ/ Sot De Ligt mund të përballet në finalen e Championsit (FOTO)

Skuadra e Ajax ka bërë befasinë e madhe në Champions League.

Holandezët kanë prekur fazën gjysmëfinale, duke eliminuar dy prej skuadrave më të suksesshme viteve të fundit, Juventus dhe Real Madrid.

Me një moshë mesatare shumë të re, dhe me kapitenin 19-vjeçar, Matthijs De Ligt, e gjithë bota po e pëlqen futbollin e Ajaxit.

Në rast se Barcelona dhe Ajax Amsterdam kualifikohen në finale, De Ligt mund të përballet me Luis Suarez.

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ ka kujtuar kohën e kaluar duke publikuar një foto ku shihet De Ligt si fëmijë duke u fotografuar me ‘idhullin’ e tij asokohe, Luis Suarez.

Kjo fotografi sipas raportimeve të ‘Sport’ është shkrepur para 10 viteve, kur Suarez ishte ylli kryesor i Ajax.

Related posts

MIQËSORE/ Barcelona mposht Stuttgart, shkëlqejnë Depay dhe Griezmann

Delo.autor

“DHURATA MË E BUKUR PËR KËTO KRISHTËLINDJE”/ Videoja e Maradonës “shkatërron” rrjetin

Isa.Autor

S’KA MË DYSHIME/ Alvaro Morata në krahët e ish-bashkëshortes, puthja konfirmon gjithçka

F.autor

Leave a Comment