Futboll Seria A Sport

Legjenda e Interit: Unë trajner nëse ikën Spalletti, vetëm në Play Station

Fillimi i kampionatit nuk ka qenë aspak i mirë për ekipin e Interit, që me 4 pikë është shumë larg skuadrave më të mira në Serinë A. Një fitore, një barazim e dy humbje janë një bilanc jo i mirë për skuadrën zikaltër dhe këmbanat e para të alarmit për trajnerin Luciano Spalletti kanë nisur të bien. Inter do të luajë në Champions ndaj Tottenham, me shpresën që të rikthejë buzëqeshjen, por emrat e parë që qarkullojnë për të zëvendësues Spallettin kanë dalë.

Walter Zenga, portieri legjendar i skuadrës zikaltër, një nga ikonat e këtij ekipi, duke folur për shanset që ka për të drejtuar Interin, tha: “Unë në stolin e Interit. Ju lutem, mos më vini në vështirësi me Spallettin, sepse është miku im. Ndoshta do të jem trajner i Interit në “play station”, pasi nuk kam asnjë shans të ulem në atë stol”, tha Zenga.

“Fillimi i kampionatit nuk është i mirë, por gjërat mund të ndryshojnë shpejt, pasi çdo ekip ka nevojë për t’u ambientuar pas ndryshimeve dhe Interi ka ndryshuar. Duhet më shumë grintë në fushë dhe shpresoj që kjo gjë të duket në ndeshjet e radhës”, u shpreh Walter Zenga.

Related posts

REY MANAJ MBETET NË SERIE A/ Spezia do të blejë kartonin nga Barcelona për 2.7 mln euro

F.autor

Revolucion te Gjermania/ Largohen shumë lojtarë, ja formacioni në Euro 2020 (FOTO)

Isa.Autor

RUMANIA THYHEN TRADITËN/ Gati të pranojë një lojtarë të huaj në Kombëtare

Delo.autor

Leave a Comment