Premier League Sport

DISFATA E 6 NË 8 NDESHJE PËR “DJAJTË E KUQ”/ De Gea thyen heshtjen në rrjetin sociale: Duhet të japim gjithçka për…

Kapiteni i Manchester United në ndeshjen e makthit, atë të humbjes 4-0 ndaj Everton, David De Gea ka thyer heshtjen e skuadrës në rrjetet sociale, nëpërmjet një autokritike dhe ndjese adresuar tifozëve.

Kjo ishte disfata e gjashtë e United në tetë ndeshje, një performancë që ka përkeqësuar ndjeshëm pozitat e “Djajve” në objektivin e tyre për një vend në katërshen e parë të klasifikimit në Premier League.

Ishte pikërisht De Gea futbollisti i parë i United që bëri publike ndjesën e tij nëpërmjet mediave sociale, pasi vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer dhe Ashley Young bënë të njëjtën gjë para gezetarëve në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Është e vështirë të përshkruaj me fjalë atë që po përjetoj sot. Si kapiten dua të them se performance e skuadrës sot, përtej rezultatit, ishte shumë poshtë standardit të kërkuar dhe që të imponon kjo fanellë”, shkruajti De Gea në rrjetet sociale.

“E dimë se duhet të përmirësohemi por fjalët kanë pak vlerë. Duhet të japim gjithçka për këtë klub. Faleminderit për mbështetjen e pa kushtëzuar!”, përfundon postimi i portierit dhe kapitenit të Manchester United, David De Gea.

Related posts

ARSENAL-SOUTHAMPTON/ “Topçinjtë” dyfishojnë shifrat, shënon Mkhitaryan

Delo.autor

“NUK PRAKTIKOHEM PËR GODITJET E DËNIMIT”/ Portieri Ederson: Guardiola nuk më lejon kurrë që…

Delo.autor

Lacio-Inter në javën e fundit për Champions-in, ja pse zikaltërve i duhet vetëm fitorja

Sadik.Autor

Leave a Comment