Futboll Seria A Sport

DISFATA ZHGËNJYESE NË CHAMPIONS/ Bie drastikisht vlera e kartonit të Dybalas, ja çmimi befasues

Duhet të ishte sezoni i shkëlqimit, kurorëzimit dhe ai që, me mbërritjen e Cristiano Ronaldos, do t’i jepte më shumë shkëndijë për të nxjerrë nga “cilindri” magjinë e tij.

Po, për Paulo Dybala, deri tani, ka qenë një sezon për t’u harruar dhe për t’u futur në arkivë. Dhe, sido që të shkojë, në qershor mund të vijë lamtumira e madhe dhe e pritur nga të gjithë. Argjentinasi është një mish i huaj në skemat e Massimiliano Allegrit. Në rrezen e 30 metrave të fundit, ai ruan një pozicion që është i padeshifrueshëm.

Këtë sezon, “La Joya” nuk ka gjetur as pozicionin e njëjtë, as hapësirat dhe as vazhdimësin e viteve të shkuara. Ndaj Ajax e prisnin të gjithë si shpëtimtarin e ekipit, bashkë me Ronaldon. CR7 e bëri detyrën, Dybala jo edhe aq. Një dëmtim e pengoi të zbriste në fushë në pjesën e dytë, por fjalët e Allegrit për ta cilësuar pjesën e tij të parë si “jo të jashtëzakonshme” tregojnë dhe se argjentinasi sërish nuk ishte në lartësi.

Dhe tani, sipas asaj që shkruan “SportMediaset”, çmimi i kartonit të tij ka rënë drastikisht: nëse verën e shkuar, Joya vlente 100 mln eruo, tani vlera e tij ka rënë deri në 60 milionë euro.

Related posts

BAJRAMI DREJT MILANIT/ Trajneri i Empolit: Si Benaser dhe Kruniç. Asllani? Ajo që bën është gjë e madhe

F.autor

TJETËR LARGIM TEK KUKËSI/ Mbrojtësi Cuculi i jep lamtumirën “verilindorëve”, nis bisedimet me…

Delo.autor

JEP DORËHEQJEN PRESIDENTI I TEUTËS/ Edmond Hasanbelliu: Edhe pse po largohem…

F.autor

Leave a Comment