Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA E DIEGO GODIN TEK INTERI/ Ja lista e Simeones me 5 mbrojtësit për të zënë vendin e tij

Të hënën drejtori deleguar i Interit, Beppe Marotta deklaroi se janë në hapat final dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet marrëveshja me Diego Godin, i cili do të kalojë te Inter me parametër zero.

Gazeta spanjolle “AS” ka listuar 5 mbrojtësit që mund të zënë vendin e tij:

Kostas Manolas

Mbrojtësi i Romës luan me këmbën e djathtë dhe është në sezonin e tij të pestë në Romë. 27-vjeçari ka kohë që përflitet se do të largohet, teksa kartoni i tij vlerësohen në 35 milionë euro. Greku ka agjent Mino Raiolan, pas tij janë edhe Manchester United dhe Juventus.

Ruben Dias

Ai është një nga më të preferuarit. Atltico e ka ndjekur nga afër portugezin dhe konsiderohet si një diamant që ende nuk është zbuluar. 21-vjeçari është nën kontratë me Benfican dhe klauzolë largimi plot 60 milionë euro, ndërsa vlera e tij në treg vlerësohet në 28 milionë euro. Jorge Mendes është agjenti i tij.

Nikola Milenkovic

Atletico e ka ndjekur që sezonin e kaluar mbrojtësin serb, teksa Fiorentina ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë euro. Ai konsiderohet si një lojtar me të ardhme të ndritur edhe për faktin se mund të luajë në pozicione të ndryshme.

Joachim Andersen

Shumë klube janë vënë pas danezit 1.90 metra i gjatë. Një ndër to edhe Atletico Madrid, që kanë shfaqur haptas interes për mbrojtësin  e Sampdorias. 22-vjeçari ka si agjent, agjencinë “Stellar Group”, njëjtë si Saul Niguez i Atletico dhe pritet që ata të luajnë një rol vendimtar në të ardhmen e tij.

Milan Skriniar

Emri i sllovakut të Interit u lidh edhe sezonin e kaluar me Atletico Madridin. 24-vjeçari është rritur shumë duke u bërë një mbrojtës i fortë, i një niveli të lartë dhe me fizik të admirueshëm. Pas Icardit, ai është lojtari më i vlefshëm te Inter. Vlera e tij llogaritet të jetë 60 milionë euro.

Related posts

Fellaini refuzon të nënshkruajë kontratën e re me Manchester United

Delo.autor

ZYRTARE/ Inter arrin marrëveshjen, Barella rinovon kontratën deri në 2026. Ja premtimi i klubit…

Delo.autor

NDËRHYRJA “HORROR” E MBAPE/ PSG humbet finalen dramatike (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment